Panorama Sport (Albania)

Anglia thyhet pas 10 vitesh, Çekia fitore përrallash

Ondrasek gol çudirash, ndërlikohe­t grupi i Kosovës

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Anglia mundet në momentin më të bukur të këtij rrugëtimi dhe i jep fund pathyeshmë­risë së saj në ndeshjet eliminator­e. "Tre Luanët" u mundën 2-1 kundër Çekisë dhe shtyjnë kualifikim­in për në Europian për një ndeshje tjetër. Anglezët luajtën shumë mirë, por u larguan pa pikë. 14 fitoret radhazi, kualifikim­i për në Europian, 43 ndeshjet dhe 10 vitet pa humbje morën fund në stadiumin "Sinobo". Në Bullgari duhet të fitojnë patjetër, për të mbajtur vendin e parë sepse Çekia ka pikë të barabarta me Anglinë (por me një ndeshje më shumë).

NDESHJA- Nisin në mënyrën më të mirë të mundshme për Anglinë. Në aksionin e parë të rrezikshëm, Boril shkaktoi një penallti

kundër Sterling dhe Kejn nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kaloi në avantazh Anglinë. Kapiteni anglez ishte i saktë nga 11-metërshi dhe ka shënuar 9 penallti, rekord i barabartë me atë të Lampardit. Sulmuesi i Totenhemit ka shënuar 7 gola në 5 ndeshjet e këtyre eliminator­eve për Europianin. Por Çekia u zgjua. Tani nuk ka në skuadër Nedvedin, Kolerin, Roziçkin, Poborskin apo Barosin, por vazhdon të jetë një ekip i fortë dhe i rrezikshëm. Në një goditje këndi Brabec barazoi shumë shpejt shifrat. Ashtu si çekët dhe anglezët krijuan raste pa fund, por rezultati mbeti i pandryshua­r deri sa Ondrasek shënoi golin e fitores për Çekinë. Por a e besoni historinë e këtij lojtari? Është 30 vjeç dhe debutoi ditën e djeshme me kombëtaren e Çekisë duke shënuar gol me prekjen e parë. Kjo ishte humbja e parë për Anglinë që nga viti 2009 kur u mposhtën nga Ukraina. 43 ndeshje pa humbje përfunduan.

KOSOVA- Kjo ndeshje ka pasur interes të veçantë edhe nga Kosova, e cila bën pjesë

në grupin e Anglisë dhe Çekisë. Rezultati më i mirë për "Dardanët" do të ishte humbja e Çekisë, në mënyrë që ta parakaloni­n në rast të një fitoreje kundër Malit të Zi. Por ndodhi e kundërta dhe tani lufta bëhet akoma më e ashpër dhe gara më e fortë në ndeshjet e fundit. Përfaqësue­sja kosovare duhet të bëjë detyrën kundër Malit të Zi dhe pastaj do të luajë një "finale" me Çekinë, e cila tani është më e karikuar dhe me shumë besim. Por nuk duhet të harrojmë që "Dardanët" kanë edhe një shans nga Liga e Kombeve.

 ??  ?? Ondrasek duke festuar golin e parë me kombëtaren e Çekisë
Ondrasek duke festuar golin e parë me kombëtaren e Çekisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania