Panorama Sport (Albania)

Moreno: Fati për në Europian, Odegard do të ishte zëvendësue­s

Spanja kërkon kualifikim­in, trajneri thumbon rivalin

-

Spanja luan sot ndaj Norvegjisë shanset për t’u kualifikua­r në “Euro 2020”. Trajneri Robert Moreno thotë se dëshiron të fitojë gjithmonë dhe i lë dyert e hapura talentit Ansu Fati për një vend në Europian.

RINOVIMI - “Nuk e kam menduar kurrë këtë, as më kanë folur dhe as nuk kam ndërmend të flas për këtë temë. Jemi të përqendrua­r vetëm te arritja e kualifikim­it për në Europian”.

RIVALËT - “Si Suedia ashtu edhe Norvegjia kanë mbajtur një stil loje dhe kjo u ka bërë që të kenë një nivel të lartë. Do të përpiqemi që t’i kalojmë problemet që do të kemi përpara. Duhet të mbajmë topin në mënyrë që të shmangim surprizat”. FABIAN-SEBAJOS - “Janë të dy mirë dhe të disponuesh­ëm për të luajtur. Kanë pasur situata të ndryshme nga njëri-tjetri, por janë gati për ndeshjen kundër Norvegjisë”. ANSU FATI - “Më vjen mjaft mirë që Ansu Fati është grumbullua­r me shpresat. Ne e kishim në listën paraprake. Ai e ka prishur sistemin që ndjekim, sepse është një talent i madh. Nuk e përjashtoj që Ansu Fati të grumbulloh­et nga Spanja për Europianin. Është e vërtetë që duhet kohë, por i

ka dyert e hapura. Të gjithë lojtarët e mirë janë të mirëpritur”.

ODEGARD - “Është duke luajtur me vazhdimësi tani dhe ka talent, por më vjen keq, ai nuk do të kishte vend në ekipin e Spanjës. Ne jemi më të mirë”.

PËR NJË VIT - “E kam shijuar

shumë gjithçka më ka ndodhur në këtë vit. Madje, çdo javë më ndodh diçka e bukur dhe unë përpiqem të mësoj dhe të kuptoj. Të fitosh të ndihmon gjithmonë. Më pëlqen që të kualifikoh­emi duke i fituar të gjitha ndeshjet”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania