Panorama Sport (Albania)

Holanda, De ligt vendos rekord mes kritikave

-

Ndeshja ndaj Irlandës së Veriut ishte e veçantë për mbrojtësin e Holandës, Matijas de Ligt. Ai u bë lojtari më i ri holandez që ka luajtur 20 ndeshje me kombëtaren e tij. Edhe pse goli i shënuar nga miqtë erdhi nga dy gabime të njëpasnjës­hme nga ana e tij. "Tulipanët" vuajtën jo pak ndaj irlandezo-veriorëve të premten duke rrezikuar jo pak kualifikim­in. Skuadra e Roland Kuman pa veten në disavantaz­h në minutën e 75-të duke e kthyer rezultatin në favor të tyre në vetëm 19 minuta lojë falë dy golave të Memfis Depai dhe Luk de Jong. Në

moshën 20-vjeçare, De Ligt theu rekordin që mbahej deri tani nga mesfushori Klarens Sedorf. Por gjithsesi, performanc­a e tij la për të dëshiruar duke hedhur dyshime të mëdha mbi formën e tij. Ai është shumë larg formës së treguar në sezonin e kaluar duke mos treguar vazhdimësi në

lojën e tij. Edhe me skuadrën e Juventusit në mungesë të të dëmtuarit Xhorxho Kielini, mbrojtësi 20-vjeçar ka hasur shumë vështirësi në kampionat. Ndaj të gjelbërve, goli i pësuar mund të kishte lënë pasoja të mëdha për skuadrën kombëtare. De Ligt dështoi të ndalonte topin që shkoi te kundërshta­ri dhe më pas u rikthye sërish në qendër kur sërish De Ligt humbet duelin ajror me Magenis, i cili shënon në portën e Silesen.

KUMAN, KRITIKA MBROJTJES Trajneri i Holandës, Roland Kuman, u shpreh pas ndeshjes se goli i miqve duhet të ishte shmangur nga De ligt dhe Blind, të cilët lejuan topin të krosohet dy herë brenda 10 sekondave. "Janë gabime që mund të vendosin shumë, largimi i Matijs dhe më pas lejimi i krosit nga Dalei sollën golin për kundërshta­rin, duhet të përmirësoh­emi në këtë aspekt".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania