Panorama Sport (Albania)

Faktori “P”, ja si trajneri ringjall Milanin

-

Kur në janar të këtij viti Milani investonte 70 milionë euro për të sjellë në ekip dy P, Piontek e Paketa, shpresonte që të dyfishonte edhe mundësitë për një renditje mes katër të parave në kampionat. Kontributi nuk mungoi, por as mjaftoi me polakun që shënoi 9 gola në 18 ndeshje, ndërsa braziliani dhuroi vetëm një realizim. Pas një periudhe negative me Marko Xhampaolon, “Djalli” bën pakt me Piolin (P-ja e tretë). Tekniku i ri risjell skemën 4-3-3, ku pikërisht Piontek e Paketa urojnë të gjejnë veten dhe golat.

MISIONET — Stefano Pioli me pranimin e ofertës kuqezi ka pranuar edhe disa misione. P si Paketa e Piontek, por edhe P si prapavija. Hernandez pas problemi në kavilje ka gjetur vendin në formacion dhe po jep kontributi­n e pritur me paraqitje, por edhe gola. Francezi detyron mesfushori­n që ka përpara të sakrifikoj­ë, por për të fituar, duhet edhe guxuar. Edhe Duarte u përgjigj mirë ndaj Xhenoas kur iu desh të zëvendëson­te Muzakion që la ekipin me një lojtar më pak. Në një pikë të mirë të ambientimi­t brenda kuqezinjve është edhe Rafael Leao. Portugezi do të jetë sulmuesi i krahut në 4-3-3 e Piolit, me shpresën e teknikut që driblimet e golat do të kthehen në një konstante, edhe pse djaloshi është vetëm 20 vjeç. Nëse ecuria e të sipërpërme­ndurve ka qenë pozitive, Pioli duhet të ketë kujdes të rivlerësoj­ë edhe Benaserin, duke mos lejuar që Bilia t’ia shuajë shpresat për formacion. Situatë e ngjashme edhe për Rade Kruniçin. Boshnjaku mund të luajë kudo në mesfushë, madje garanton pushim edhe për Kesin, ndaj trajneri i ri kuqezi duhet të gjejë s’i duhet dozat e aktivizimi­t për secilin prej lojtarëve, sidomos atyre që i janë bashkuar ekipit në merkaton e verës së këtij vitit.

KROATI - I fundit, por me siguri jo nga rëndësia Ante Rebiç. Kroati është një çështje më vete sepse erdhi me bujë të madhe, por Xhampaolo nuk e preferoi thuajse kurrë. 26vjeçari kërkon minuta, por edhe drejtuesit presin shpërthimi­n e tij, pas asaj që ai ka treguar në radhët e Kroacisë dhe Frankfurti­t në sezonet e fundit. Problemi në rastin e tij mban emrin e Susos. Ashtu si për Xhampaolon, edhe për Piolin, spanjolli përfaqëson profilin nga i cili një skuadër nuk mund të privohet, ndaj kjo sfidë është edhe më e vështira në aspektin teknik dhe menaxheria­l për trajnerin e ri të kuqezinjve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania