Panorama Sport (Albania)

Shkrinjar thumbon Ronaldon: Më i mirë është Leo

Humbja në kampionat: Ringrihemi, Konte na ka ndryshuar

- Përgatiti: LEDIO NASE

Humbja fillimisht kundër Barce lonës në Ligën e Kampioneve (me rezultatin 2-1, në ndeshjen e dytë të grupeve) e më pas kundër Juves (po 2-1) në javën e shtatë të kampionati­t nuk i ka ulur ambiciet e Interit dhe të njërit prej yjeve të skuadrës, Milan Shkrinjar. Ky i fundit, nga grumbullim­i me Sllovakinë ku po përgatitet për eliminator­et e Europianit 2020, ka folur për pjesën e parë të sezonit dhe ambiciet e skuadrës: "Ne nga dita e parë e fazës përgatitor­e punojmë për të fituar. Duam të fitojmë. Duhet të vazhdojmë kështu. Konte që nga momenti i ardhjes së tij na ka ndryshuar mentalitet­in, sepse kërkon gjithmonë të triumfojë. Nuk duhet të dorëzohemi kurrë. Do të përpiqemi deri në fund - është shprehur sllovaku për mediat italiane.

SFIDANTI - Disfata në "San Siro" përballë bardhezinj­ve mund të jetë një stimul për të bërë akoma më mirë: "Po, sigurisht. Humbëm ndeshjen e parë në kampionat, por u paraqitëm në mënyrë pozitive. Ata shënuan më shumë se ne. Nevojitet akoma më shumë punë - ka shtuar. Shkrinjar më pas ka stimuluar një klasifikim mes Garet Bejlit, Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, kundërshta­rë të cilët i ka sfiduar kohët e fundit mes kombëtares dhe Interit. "Më ka mahnitur më shumë Mesi - ka pranuar Shkrinjar. - Kam pasur fatin të përballem me ta brenda pak ditësh: është diçka e bukur, edhe për arsye të tilla luhet futboll. Me Mesin kuptohet menjëherë që ai shikon gjithë lojën dhe hapësirat. Megjithëse edhe dy të tjerët janë lojtarë të mëdhenj".

E ARDHMJA - Në fund, Shkrinjar ka thënë disa fjalë lidhur me të ardhmen. Pavarësish­t se e kërkojnë klube të kalibrit të Realit të Madridit, Barcelonës apo Mançester Sitit, 24-vjeçari nuk mendon aspak për merkaton, por vetëm për Interin: "Unë kapiten që ngre një trofe? Do të më pëlqente, por tani po punoj për t'u paraqitur mirë me skuadrën. Të bëhem mbrojtësi më i fortë në botë? Aktualisht nuk e mendoj, duhet të rritem, jam i lumtur nëse të tjerët mendojnë se mund të jetë e mundur".

 ??  ?? Shkrinjar në dyluftim me Mesin në Barcelona-Inter 2-1
Shkrinjar në dyluftim me Mesin në Barcelona-Inter 2-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania