Panorama Sport (Albania)

Zeman: Konte si... qen, i vetmi lider

-

Zdenek Zeman, ish-trajner mes të tjerash i Romës, momentalis­ht i papunë pasi u nda nga Peskara në Serinë B, është ndalur të flasë për situatën aktuale në Serinë A dhe ka folur për disa nga çështjet me të diskutuara në ditët e fundit. Në një intervistë të dhënë për të përditshme­n italiane "Il Messaggero", ka komentuar së pari trajnerët aktualë të Interit dhe Juventusit: "Sarri është një trajner i mirë. Edhe pse te Juventusi ia dalin të fitojnë të gjithë. Ai është përshtatur me lojtarët që ka, më pëlqen, por nuk është ai i Napolit. Sarri apo Konte? Unë mendoj Sarri, por ai i Napolit. Konte më pëlqen se është si një qen, nga të paktit që arrin të drejtojë një grup: lider i vërtetë. Sarrit te Juvja i duhet më shumë kohë, ai kërkon të luajë me një prekje dhe duhet të mësojë edhe pjesën tjetër me këtë, për mënyrën se si lëvizin në fushë", theksoi Zeman. FONSEKA, XHAMPAOLO DHE DI FRANÇESKO - Gjithashtu u prek diskutimi edhe për transferim­in e Paulo Fonsekës te Roma dhe shkarkimet e Marko Xhampaolos nga Milani dhe Euzebio Di Françeskos nga Sampdoria: "Fonseka si unë? Ky është një ofendim për lojën time. Ai u krahasua me mua vetëm sepse pësonte shumë gola. Përveç problemeve të lojës, shkaku kryesor është edhe mungesa e përgatitje­s gjatë verës. Shkarkimi i Xhampaolos dhe Di Françeskos? Nuk ishte e drejtë, por gjithmonë ndodh kështu. Drejtuesit i zgjedhin ata, por nuk u japin kohën e duhur për të punuar të qetë. Milani mori disa pikë, ndërsa situata e Sampdorias është akoma më shqetësues­e", përfundoi 72-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania