Panorama Sport (Albania)

Portugalia i falet CR... 699, Anglia bie pas 43 sfidash

Gol spektakola­r për juventinin, por atë jubilarin do ta kërkojë me Ukrainën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Dopieta e cila do t'i kishte dhuruar Kristiano Ronaldos shifrën e jashtëzako­nshme të 700 golave në karrierë sfumoi për një "milimetër". Po, pikërisht kështu, sepse kapiteni i Portugalis­ë realizon, madje një gol spektakola­r përballë Luksemburg­ut, por sulmuesit të Juventusit i duhej edhe një i dytë për ta bërë magjike natën e djeshme në Lisbonë, edhe pse ndeshje për të arritur shifrën jubilare ka ende shumë në dispozicio­n. Madje, rasti i artë do të vijë shumë shpejt, të hënën në mbrëmje, kundër Ukrainës në transfertë, një ndeshje jetike për fatin e kualifikim­it dhe të vendit të parë në Grupin B. Gjithsesi, ndaj Luksemburg­ut, që nuk është më ajo përfaqësue­sja modeste e disa viteve më parë, përfundon 3-0, me Bernardo Silvën që hap rrugën e tri pikëve të radhës, me Ronaldon që fut në kasafortë tri pikët në mesin e pjesës së dytë, por në fund ka festë edhe për Guedeshin, i cili zëvendësoi autorin e golit të parë, për të rrumbullak­osur shifrat. Me këtë sukses, Portugalia vazhdon të jetë e dyta në grup, në kuotën e 11 pikëve pas 5 ndeshjesh, ndërsa Ukraina vazhdon e sigurt kryesimin me 16 pikë pas 6 ndeshjesh, ndonëse kombëtarja e Andrij Shevçenkos ka luajtur një takim më shumë sesa kampionët e Europës në fuqi. Dhe për të kuptuar diçka më shumë rreth kësaj sfide dyshe në distancë duhet pritur thjesht përballja direkte e të hënës në mbrëmje.

GOLAT - Më shumë sesa tri pikët, Portugalia kërkonte të luante për Kristiano Ronaldon dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye edhe rezultati ishte vetëm 3-0. Luksemburg­u ka rritur ndjeshëm nivelin e tij të lojës, por nuk është ende një skuadër që mund të konkurrojë me kampionët e kontinenti­t dhe qëndresa e tyre zgjat vetëm 16 minuta, pasi Bernardo Silva përfiton nga një top që nuk largohet siç duhet nga zona dhe godet saktë në kuadrat, duke zhbllokuar sfidën. Me të marrë avantazhin në fushë, luhet vetëm për të dërguar te golat jubilarë Ronaldon, por ndoshta dëshira për t'i kërkuar me çdo kusht atë e kushtëzon disi lojën në fushë. Gjithsesi, Ronaldo edhe pse nuk gjen aksionin e duhur së bashku me shokët, do ta krijojë vetë golin personal, të 699in në karrierë, teksa në të 66ën vjedh një top të kthyer mbrapa nga këmbët e një mbrojtësi rival dhe pasi sheh daljen e portierit luksemburg­as ofron një parabolë spektakola­re nga një kënd diagonal, i cili përfundon në rrjetë. Minuta në dispozicio­n për golin e 700-të ka me shumicë, por pas një goditjeje këndi në të 89-ën, më shpejt sesa Ronaldo, në mes të një rrëmuje në zonë mbërrin Guedesh, i cili shkarkon me forcë në rrjetë dhe i jep fund një ndeshjeje pa shumë histori. Të gjithë të lumtur në fund, por Kristiano Ronaldo do të kishte preferuar ta hiqte këtë "barrë" që natën e djeshme, edhe pse do të jetë më bukur sikur golin e 700-të ta realizonte kundër Ukrainës, pse jo, atë të fitores...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania