Panorama Sport (Albania)

GJYNAH! Strakosha Strakosha në në lot: Ishte Ishte gol gol i i rëndë, rëndë, ja biseda biseda me me babanë

Kuqezinjtë bënë një ndeshje të madhe, por Manaj djeg shansin e fitores dhe Strakosha vulosi humbjen

- JORGIS MEMO

Reja: Reja: Luajtëm shkëlqyer, shkëlqyer, Veselit nuk nuk i i shërbyen

Futbolli tregohet i pamëshirsh­ëm atëherë kur mendon se je pranë një fitoreje. Shqipëria bën gjithçka për të shkuar te goli në Stamboll, por në fund është Turqia që shënon dhe merr tri pikët. Një ndeshje për "gjynah" (një fjalë që përdoret në Turqi) kur shikon se çfarë rastesh ka shpërdorua­r Kombëtarja në 90 minutat e luajtura në stadiumin "Sukru Saraçoglu". Rei Manaj mund të ishte sot heroi, por në një lojë ku minimalish­t meritonim një pikë, mëkati më i madh ishte që e dhurojmë po vetë takimin në frymën e fundit. Janë minutat që na kanë përndjekur historikis­ht, ku mungon përqendrim­i dhe gjithçka e bërë mirë gjatë lojës, zhbëhet për diçka naive. Një dalje e Strakoshës, që nuk kuptohet mirë me Ismajlin, i jep fitoren Turqisë dhe iu humb çdo shans kuqezinjve për të qenë të paktën në lojë për vendin e dytë deri në fund. Tashmë i vetmi objektiv real është vendi i tretë, që mbahet nga Islanda, por që sigurisht nuk të jep mundësinë për të pretenduar kualifikim­in. Me fitoren ndaj Shqipërisë, turqit hedhin një hap të sigurt, duke vazhduar kryesimin në grup me të njëjtat pikë sa Franca.

TAKTIKA

Reja nuk ndryshon, pasi sërish luan me 3-5-2 dhe në vend të Hysajt i beson Veselit. Është thuajse formacioni i ndeshjes me Islandën, me Gjasulën dhe Baren para mbrojtjes dhe Memushajn që duhet të bënte filtruesin për dyshen Manaj-Cikalleshi. Agresivite­ti që në start i kuqezinjve i tërboi turqit dhe kjo taktikë e ndjekur nga trajneri italian i dha frytet me kalimin e minutave, ku rastet më të pastra i krijoi Shqipëria. Manaj shpërdoroi me portën e boshatisur dhe ligji i pashkruar i futbollit na dënoi në fund. Mëkat të humbasësh një takim të tillë, por që gjithsesi u jep një shtysë kuqezinjve për lojën e mirë që zhvilluan ndaj një Turqie që dukej sikur ishte e "fikur".

PJESA E PARË

Me treshen Çalhanoglu, Tosun dhe Jilmaz, skuadra e

Senjol Gunesh dukej e frikshme në sulm. Që në start është Cenk Tosun që jep sinjalin e parë, por kuqezinjtë bëjnë presion lart dhe për shumë minuta më tepër loja fokusohet në mesfushë, aty ku faullet janë të shpeshtë. Nuk mungon as nervozizmi

te kuqezinjtë, që duket disi i pakuptimtë, në një kohë që Dermaku, Bare dhe Memushaj ndëshkohen njëri pas tjetrit me kartonë të verdhë. Turqia thuajse nuk na rrezikon aspak, me Strakoshën që pret pa vështirësi dy goditje nga jashtë zone të Çalhanoglu­t

dhe Jilmaz. Protagonis­t bëhet edhe Manaj, fillimisht me kokë, e më pas rrezikon në limit nga goditja e dënimit, por pjesa e parë mbyllet 00.

PJESA E DYTË

Pas pushimit është vetëm Turqia që ndryshon. Gunesh nxjerr mbrojtësin e ndëshkuar me të verdhë, Ajhan, për të mos rrezikuar. Të zotët e shtëpisë e nisin me vrull, por Çalhanoglu nuk e mposht dot Strakoshën. Janë minuta të mira për turqit, por sërish raste më të pastra krijojnë kuqezinjtë. Cikalleshi tenton

në dy raste, por nuk gjen kuadratin. Reja fut në lojë "kartën" Roshi që sjell panik në mbrojtjen turke. Është pikërisht fieraku që "shpik" rastin e ndeshjes, ku pas një inkursioni fantastik i krijon mundësinë Manajt që thjesht të shtyjë topin në rrjetë, por sulmuesi i Albasetes në Spanjë as vetë nuk u beson syve se çfarë ka shpërdorua­r. Turqia duket si e mpirë në fushë dhe kapet disa herë në kundërsulm nga kuqezinjtë. Manaj ka sërish dy raste që mund të shndërrohe­shin në gola, por mungon saktësia në goditje dhe mbi të gjitha kthjelltës­ia pas minutës së 80-të. Kur gjithçka po shkonte drejt fundit dhe një barazimi pa gola, Turqia na ndëshkon në një moment shpërqendr­imi, ku mbrojtësit tregohen naivë dhe në fund gjithçka vuloset me daljen e pastudiuar të Strakoshës. Cenk Tosun bën heroin e turqve, ndërsa te kuqezinjtë ka dëshpërim. Mëkat të humbësh një ndeshje ku bëhesh protagonis­t me dhurata në frymën e fundit, duke treguar papjekuri dhe për më tepër pa harruar që futbolli luhet deri kur vërshëllen arbitri dhe jo kur dëshirojnë kuqezinjtë.

 ??  ?? TURQI-SHQIPËRI 1-0 Manaj në një duel me mbrojtësit turq
TURQI-SHQIPËRI 1-0 Manaj në një duel me mbrojtësit turq
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania