Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

* Italia dhe Greqia do të ndeshen mbrëmjen e sotme për të 12ën herë në historinë e tyre, por edhe në 11 precedentë­t "axurrët" janë bindshëm në avantazh. Bilanci flet për 6 fitore italiane, 4 barazime dhe vetëm një sukses helen.

* Për të gjetur festën e fundit të grekëve ndaj 4 herë kampionëve të botës, duhet të kthehemi 47 vite përpara, konkretish­t në miqësoren e marsit të vitit 1972, në të cilën helenët triumfonin 2-1.

* Golavarazh­i në duelin direkt mes Italisë dhe Greqisë është 20-6 në favor të kombëtares së Gadishulli­t Apenin. Dueli i fundit është ai i vajtjes në fazën e grupeve, kur Italia fitonte 3-0 në Athinë.

* Në këto eliminator­e, diferenca mes Italisë dhe Greqisë është kanionike. "Axurrët" avancojnë me pikë të plota pas 6 ndeshjesh (18 pikë), ndërsa helenët janë në krizë të thellë me vetëm 5 pikë të grumbullua­ra, në vend të parafundit. Në Grupin J, Italia është gjithashtu skuadra me sulmin më të mirë, pas 18 golave të realizuar dhe me vetëm 3 të pësuar, më shumë se trefishi që ka pësuar Greqia (10 gola).

* Roberto Mançini do të kërkojë sot fitoren e 7 radhazi në eliminator­e dhe kualifikim­in matematiko­r. Trajneri i Italisë gjithashtu do të drejtojë të kaltrit për të 16-ën herë, ndërsa bilanci total i tij në këtë pankinë flet për 9 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje.

* Leonardo Bonuçi do të parakalojë mbrëmjen e sotme Alesandro Del Pieron për sa u përket prezencave në kombëtare, me 92 ndeshje.

* Kompanitë e basteve nuk i japin asnjë shans Greqisë për fitore, sot në mbrëmje në "Olimpico". Fitorja e Italisë kuotohet 1.2, ndërsa një surprizë e helenëve 17-fishon shumën e luajtur të parave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania