Panorama Sport (Albania)

Rekord dhe perfeksion, kualifikoh­et Italia

Zhorzhinjo dhe Bernardesk­i u dhurojnë biletën të kaltërve për në "Europianin 2020"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Misioni u përm bush! Italia pret biletën për "Europianin 2020", pas fitores 20 kundër Greqisë, falë një penalltie të Zhorzhinjo­s dhe një të majte nga jashtë zone të Bernardesk­it. Dhe kaq mjafton që trajneri Roberto Mançini të mund të festojë, sepse asnjëherë më parë, "axurrët" që dje luajtën me një fanellë jeshile, nuk kishin arritur që të kualifikoh­eshin 3 ndeshje përpara fundit. Për më shumë, duke bashkuar edhe humbjen e Finlandës në Bosnjë dhe barazimin e Armenisë, katër herë kampionët e botës blinduan matematiki­sht edhe vendin e parë në grup. Jo keq për një përfaqësue­se, e cila 23 muaj më parë humbte "play off"-in me Suedinë dhe mbetej jashtë Botërorit "Rusi 2018". Gjithsesi, plani i ringritjes funksionoi dhe dje erdhi konfirmimi i parë, pasi tashmë kjo Itali vërtet është rikthyer e frikshme.

BLLOKIM EMOCIONAL

Përpara 56 mijë tifozëve, Italia e dinte se nuk mund të gabonte, pasi ishte një natë shumë speciale, ishte një natë që brenda vetes përmblidht­e më shumë sesa thjesht tri pikët. Italisë i nevojitej të rikthehej të nderonte emrin e saj të madh, por të gjitha këto të mbledhura së bashku ndoshta turbulluan emocionali­sht jo pak shumë prej "vogëlushëv­e" të Roberto Mançinit. Trajneri hoqi dorë në momentin e fundit nga Bernardesk­i dhe zgjodhi Barelën në mesfushë, pasi kishte paralajmër­uar për mundësinë për të luajtur me 4 sulmues, edhe pse juventini do të luante më i spostuar. Dhe bëri mirë, sepse "axurrët" e nisin të frikësuar, aq sa në minutën e 12-të nevojitet një pritje madhështor­e e Donarumës për të shmangur disavantaz­hin, ndonëse menjëherë pas saj provojnë të reagojnë me Insinjen (dy herë) dhe me Barelën, ndërsa humbin edhe Kiezën për dëmtim muskulor.

HISTORIKE

Gjithsesi, pushimi dhe ulërimat e Mançinit në dhomat e zhveshjes duket se u bëjnë mirë italianëve, sepse e nisin pjesë e dytë me hapin e duhur. Nëse Insinje tregon sërish se nuk e ka çentruar shënjestrë­n, zgjidhja e ndeshjes do të vijë në të 62-ën, pak sekonda pasi Limnios kishte rrezikuar për grekët duke dërguar topin në rrjetën e jashtme: Insinje dhe Verrati shkëmbejnë dy pasime të shpejta dhe goditja e napolitani­t ndalet me dorë nga Buhalakis. Penallti e pastër, të cilën Zhorzhinjo e dërgon saktë në rrjetë dhe kaq mjafton

që grekët të dorëzohen. Madje, në të 78-ën Bernardesk­i i djeg edhe me golin e dytë nga jashtë zone dhe festa mund të fillojë, sepse Italia jo vetëm konfirmohe­t perfekte me 7 fitore në 7 ndeshje, por siguron kualifikim­in dhe vendin e parë në grup.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania