Panorama Sport (Albania)

Spanja “këputet” në fund, feston vetëm Ramosi

Feston vetëm Ramos, por trajneri vendosi rekord

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ishte një surprizë e pa këndshme e kro nometrit për Spanjën. Herë të tjera ka qenë një "mik" i Serxho Ramosit, njeriut të rekordeve me Spanjën, por dje e shtyu kualifikim­in për në Europian. Në minutën e 93-të një penallti e Kingut prishi festën e spanjollëv­e, ku shkëlqeu Fabian Ruiz. Pak gjëra të tjera për t'u mbajtur mend. Tani Spanja duhet të fitojë patjetër në Oslo, në mënyrë që të sigurojë kualifikim­in. U mendua se goli i Saul Nigezit do të mjaftonte, por në fakt planet u prishën në fund. Kjo ndeshje mbante "etiketën" 168, aq sa janë ndeshjet ndërkombët­are të Serxho Ramosit, një mbrojtës që po bën epokë. Në fushën e lojës në fakt nuk ishte ndonjë ndeshje për t'u mbajtur mend, sepse kapiteni mori karton të verdhë dhe nuk do të luajë ndaj Suedisë. FORMACION HISTORIK - Robert Moreno bëri histori në ndeshjen e djeshme. Në 99 vite të kombëtares spanjolle dhe 699 ndeshje të luajtura, për herë të parë pati një formacion ku 11 lojtarë aktivizohe­n me skuadra të ndryshme: Kepa (Çelsi), Navas (Sevija), Albiol (Vijareal), Ramos (Real Madrid), Bernat (PSG), Fabian (Napoli), Buskets (Barcelona), Saul (Atletiko), Ojarzabal (Sociedad), Rodrigo (Valencia), Sebajos (Arsenal). Megjithatë, ky formacion nuk mjaftoi për të prerë biletën për në Europian (në fakt, edhe në rast se fitonin, nuk kualifikoh­eshin). Mund të themi se Kepa Arrizabala­ga ka fituar zyrtarisht vendin e titullarit në portën e Spanjës.

NDESHJA - Shumë luftë dhe pak raste në pjesën e parë. Norvegjia mbrohej mjaft mirë dhe nuk linte hapësira për Spanjën. Edhe këta të fundit nuk ishin në një mbrëmje brilante dhe loja nuk ishte e rrjedhshme. Fabian Ruiz ishte më i miri në fushë dhe tregoi edhe një herë tjetër pse kërkohet nga Barcelona dhe Reali i Madridit. Pas një pjese të parë pa gola, Spanja e nisi të dytën në mënyrën më të mirë të mundshme me një supergol të Saul Nigezit. Një goditje nga jashtë zone u ndal në rrjetë, por "furia e kuqe" nuk e shënoi dot golin e dytë për ta mbyllur ndeshjen. Kjo bëri që Norvegjia të përfitonte në fund nga një gabim i portierit, i cili shkaktoi penallti. King nuk gabon nga pika e bardhë dhe Spanja ngec për herë të parë pas 7 ndeshjesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania