Panorama Sport (Albania)

Estoni-Gjermani, Lëv falënderon... Holandën

"Kam një skuadër në rritje, duam vendin parë"

-

Gjermania do të lua jë sot në mbrëmje një sfidë delikate ndaj Estonisë në Talin. "Pancerat" shpresojnë në një fitore për të ruajtur vendin e parë, së bashku me Holandën dhe Irlandën e Veriut. Trajneri gjerman, Joakim Lëv, u shpreh se në rast fitoreje kualifikim­i në Europian do të ishte shumë afër, duke përfituar edhe nga ndalesa e irlandezëv­e veriorë në sfidën me Holandën.

Si është situata e lojtarëve të dëmtuar?

Pak më mirë, nuk do të kem aq shumë mungesa sa në ndeshjen ndaj Argjentinë­s. Gyndoan dhe Verner janë stërvitur normalisht me skuadrën. Kemi tre portierë dhe 16 lojtarë në dispozicio­n, mendoj që kaq mjafton. Për formacioni­n do të vendos pas stërvitjes së sotme (dje).

Ndeshjen e nesërme (sot) do na nisim me seriozitet të madh dhe të përqendrua­r. Nuk duhet të mendojmë për ndeshjen e parë, ku fituam me rezultatin e thellë 8-0. U kam thënë lojtarëve të shënojmë sa më shpejt, për të kontrollua­r më pas lojën. Besoj se do të dalim me pikë të plota nga Talini.

Sa i druheni Estonisë? Çfarë mësuat nga ndeshja me Argjentinë­n?

Pamë dy pjesë të ndryshme loje. Në të parën bëmë shumë mirë, duke kontrollua­r lojën dhe shënuar dy gola. Në të dytën lodhja bëri të veten dhe kur ke përballë një kundërshta­r si Argjentina, nuk lejohen gabimet. Na mungoi kuraja për të mbyllur ndeshjen, por gjithsesi jam i kënaqur nga djemtë, të cilët treguan pjekuri.

Deri ku mund të shkojë Gjermania?

Ndodhemi në një grup të fortë, ku skuadra si Irlanda e Veriut është me pikë të plota, së bashku me Holandën dhe ne. Nëse e patë ndeshjen e portokalli­njve, mund të kuptosh se nuk ka kundërshta­rë të lehtë. Fitorja e tyre na shërben neve, pasi nëse do të kishin humbur, atëherë do ta kishin komplikuar shumë pozicionin e tyre në grup.

Gnabri po kalon një formë shumë të mirë, shpresoni tek ai edhe ndaj Estonisë?

Në 2014 fluturova disa herë në Londër për ta parë, më impresiono­i shumë. Doja ta merrja në skuadër në Botërorin e 2014-ës, por ai u dëmtua dhe kështu gjithçka mbeti vetëm një tentativë. Më pëlqen mënyra se si lëviz me topin

dhe shënon gola. Nëse është në ditën e tij më të mirë, nuk ndalet nga askush. Shpresojë që të mos ketë më dëmtime, për ta parë në një formë akoma më të mirë.

Do jetë skuadra e plotë në nëntor?

Nuk e di, shpresoj që të

gjithë të jenë me shëndet të plotë. Do të shohim nëse do të kthehen në kohë Kros, Gorecka, Draksler dhe Keher. Nëse deri atëherë do të kenë luajtur vetëm një ose dy ndeshje me klubet e tyre, do të ishte pa e pa kuptimtë t'i thërrisje në grumbullim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania