Panorama Sport (Albania)

Humbja në frymën e fundit, ja prapaskena­t me Rejën në tunel

Priten ndryshime në Moldavi, ka vend për tre debutues

- OLSI TUJANI

Një humbje si ajo ndaj Turqisë djeg shumë. Jo vetëm për minutën në të cilën u pësua goli. Jo vetëm për faktin që na nxjerr thuajse zyrtarisht jashtë çdo mundësie për të synuar "Euro 2020". Por, mbi të gjitha, për vetë mënyrën e mirë të lojës, me rastet e shumta për shënim, të cilat na u kthyen si bumerang dhe na sollën disfatën. Gjithkush u dëshpërua. Çdo sportdashë­s. Si ata 2500 shqiptarë nga anembanë Europës që e ndoqën Shqipërinë në Stamboll, stafi, lojtarët... gjithkush. Ama diferencën pas ndeshjes e ka bërë pikërisht trajneri. Edi Reja ka reaguar në mënyrën më të... papritur.

PRAPASKENA

Në dhomat e zhveshjes së Kombëtares, pas ndeshjes së të premtes ka mbizotërua­r qetësia. "Panorama Sport" nga burime pranë stafit të kuqezinjve ka mësuar se atmosfera në ekip ka qenë krejt normale. Sigurisht, të gjithë të mërzitur. Mes tyre edhe pak lot nëpër sy, si Thomas Strakosha. Trajneri Edi Reja ka qenë krejtësish­t i qetë. Sigurisht, burimet tregojnë se edhe italiani ka qenë shumë i mërzitur. Por, sapo në dhomë janë futur të gjithë, lojtarët dhe

stafi. Ai ka ngritur zërin. "Mos u mërzisni. Nuk dua t'ju shoh kështu. Meritonim të fitonim sot", ka qenë thirrja e trajnerit drejtuar ekipit, lojtarëve dhe stafit që kanë qenë brenda. Për një trajner që ka kaluar të 100 pankinat në një kampionat si ai në Itali, sigurisht që eksperienc­a

i ka dhënë mundësinë të pësojë edhe disfata të tilla. Por, ajo që është më e rëndësishm­ja, italiani ka gjetur mënyrën për të mos i rënduar më shumë futbollist­ët. Përkundraz­i. Të gjejë fjalët që sadopak t'ua largojë pikëllimin pas një humbjeje të tillë.

FORMACIONI

Nesër Shqipëria do të zbresë prapë në fushë. Transferta e radhës ndaj Moldavisë pritet të gjejë një skuadër me jo shumë objektiva realë për të luajtur, por për trajnerin rrugëtimi vazhdon dhe për të do të ketë ende shanse për të testuar grupin, për të shtuar eksperienc­ën e lojtarëve me skemat dhe mënyrën e lojës dhe për shumëçka tjetër. Në këtë përballje, pritet që të ketë ndryshime të shumta. Nuk përjashtoh­et që të bëhet rokada edhe në portë, për t'i dhënë minuta edhe Etrit Berishës. Jo për ndëshkim ndaj Strakoshës, sesa për vlerësim edhe ndaj portierit të SPAL-it, i cili ka bërë vërtet mjaft mirë në Serinë A deri më tani. Përpara mund të ketë vend për debutuesin Marash Kumbulla, djaloshin 19vjeçar që ka bërë paraqitje të shkëlqyera me Veronën në Serinë A. Gjimshiti dhe Veseli mund të gjejë sërish vetën në fushën e lojës, për të mos e bërë "rokadë" totale. Përpara në mesfushë, Ramadani dhe Abrashi mund të kenë përkrah Kristi Qosen. Djaloshi i Ruzemberok, mund të testohet me fanellën kuqezi, pas disa grumbullim­eve dhe formës së mirë që ka treguar me skuadrën e tij. Nga krahët, Odise Roshi dhe Hysen Memolla mund të jenë respektivi­sht djathtas dhe majtas. Të dy jo vetëm në mbështetje të prapavijës, por mbi të gjitha përkrah dyshes Bekim Balaj dhe Taulant Seferi. Për këtë të fundit, mund të ketë vend për të debutuar me kuqezinjtë.

 ??  ?? Moment nga seanca e djeshme stërvitore
Moment nga seanca e djeshme stërvitore
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania