Panorama Sport (Albania)

Çmim special për Ronaldon, shënoi në “CR7 Arena”

Shkodranët kryesojnë me pikë të plota, sot Eagles-Goga

-

Superliga e basketbol lit për meshkuj luajti dje dy ndeshjet e para të javës së dytë. Teuta mori fitoren e parë në kampionat, duke thyer Tiranën në kryeqytet me rezultatin e thellë 58-81. Takimi i luajtur pasditen e djeshme në "Farie Hoti" u dominua nga fillimi e deri në fund nga miqtë, të cilët morën një sukses më se të merituar përballë bardhebluv­e, ku këta të fundit regjistroj­në disfatën e dytë në po kaq javë. Ndeshja nis furishëm për bregdetarë­t, të cilët marrin kryesimin 9-0 që në start, falë 5 pikëve radhazi të Hysenagoll­it, të shoqëruara me nga një kosh për 2 pikë të amerikanëv­e MekDevit dhe Pelisier. Koshi i parë bardheblu mban firmën e Daliut që ngushton shifrat në 2-9, por në aksionin pasardhës Gorea realizon saktë një gjuajtje për 3 pikë dhe e dërgon rezultatin në 12-2 për Teutën. Tirana provon të afrohet me anë të gjuajtjeve për 3 pikë me të zakonshmin Vaqarri, por tentativat e tij nuk janë të suksesshme. Durrsakët e menaxhojnë mirë lojën dhe e mbyllin periodën e parë në avantazh 209. Perioda e dytë është disi më e ekuilibrua­r, ku Tirana arrin ta mbyllë këtë fraksion me epërsinë e lehtë 18-17. Spikat Vogli me dy goditje radhazi të sakta për 3. Megjithatë, janë miqtë ata që udhëheqin 37-27, pas përfundimi­t të pjesës së parë. Pas pushimit Teuta e rrit edhe më tepër nivelin e lojës, ndërsa bardheblut­ë kanë vështirësi, sidomos në lojën sulmuese. Rezultati pas 30 minutash lojë shënon 57-41 në favor të miqve. Në periodën e fundit durrsakët tregohen të papërmbajt­shëm dhe shkëputen deri në +31 pikë. Duke parë diferencat e parikuperu­eshme, të dy trajnerët u japin më shumë hapësirë lojtarëve të stolit dhe gjithçka mbyllet me fitoren e Teutës, ndërkohë që Tirana pëson disfatën e dytë. Kapiteni i Teutës, Kristi Gorea, ishte lojtari i ndeshjes me 22 pikë, ku u tregua i saktë në 4

nga 7 tentativat e tij për 3 pikë. Te durrsakët ra në sy gjithashtu loja mjaft e mirë në grup, ku përveç Goreas edhe 3 lojtarë të tjerë regjistrua­n statistika dyshifrore në aspektin realizues (Pelisir 11, MekDevit 12 dhe Bakiç 12). Te bardheblut­ë më të mirët ishin

Hysaj me 15 pikë, i ndjekur nga kapiteni Shima me 12. Partizani - Vllaznia

Në sfidën tjetër që u zhvillua në kryeqytet në pallatin e sportit "Asllan Rusi" janë përsëri miqtë që dalin triumfues duke thyer Partizanin me rezultatin 69-76. Vllaznia ka

bërë një lojë të bukur, ku diferencën e bënë 4 lojtarët e huaj, të cilët janë dhe pikëshënue­sit kryesorë. Skuadra e Partizanit nuk ka qenë e qartë si në organizim po ashtu dhe në saktësinë e gjuajtjeve, duke shpërdorua­r shumë. Shkodranët kanë fituar tri periodat e para,

12-17, 16-21 dhe 15-18. Shtatlarti Evans dhe Perine ishin më të mirët për Vllazninë. Ndërsa nga Partizani u dallua si gjithnjë Jani që realizoi 23 pikë. Në periodën e fundit Algert Gjonaj që në ato momente ishte në kulmin e lojës së tij, pëson një dëmtim të rëndë në gju dhe

braktis parketin. Për t'u veçuar ishte minuta e fundit e takimit, e cila ka sjellë mjaft emocione, pasi skuadra e Partizanit brenda 40 sekondash shënon 3 trepikësha me Janin, duke ngushtuar diferencën nga 15 pikë në 6, gjë që solli dhe panik në radhët e shkodranëv­e, duke menduar se po u rrëshqiste fitorja nga duart. Por, miqtë e kontrolloj­në më pas situatën dhe marrin suksesin e dytë, duke e nisur në mënyrë të shkëlqyer kampionati­n. Sot do të luhet edhe sfida e mbetur ndërmjet Barleti Eagles dhe Goga Basket.

A.Lleshaj/A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania