Panorama Sport (Albania)

Serbët i tërbon tërbon flamuri shqiptar, Baloteli ndërpret ndërpret ndeshjen

Pushtimi i fushës, Baloteli vendosi që mos të luhej më

- JETON STAMOLLA

Incident gjatë miqësores Bresha-Vojvodina, loja u ndërpre pas pushtimit të fushës nga tifozët serbë

Flamuri shqiptar vazhdon të tërbojë serbët, jo vetëm në tokën e tyre, por edhe jashtë kufijve. Madje, dje ndodhi një rast i përsëritur në Itali. Me rastin e miqësores së Breshas kundër Vojvodinës u vu në skenë një spektakël i shëmtuar, i turpshëm, siç janë mësuar që të bëjnë shpesh serbët. Dy ndërprerje të ndeshjes dhe një pushtim fushe nga ana e tifozëve udhëtues, të cilët detyruan që edhe miqësorja me skuadrën e Emanuele Ndojit dhe Mario Balotelit të mbyllej përpara kohe. Fatkeqësis­ht, pasditen e djeshme ishte një tjetër epilog i shëmtuar, i hidhur, i cili shkatërroi totalisht një ndeshje, e cila kishte nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Në zbritjen në fushë të të dyja skuadrave, si Bresha, ashtu sikurse edhe Vojvodina kishin veshur një fanellë të bardhë, e cila i dedikohej trajnerit serb të skuadrës së Bolonjës, Mihajloviç­it, në të cilën shkruhej: "Forca Sinisha".

DY NDËRPRERJE

Që në fraksionin e parë të lojës, serbët u panë shumë nervozë, teksa në minutën e 31-të ndodhi ndërprerja e parë e lojës. Trajneri i miqve, Nenad Lalatoviç, u përjashtua më karton të kuq si rrjedhojë e toneve të ashpra, madje kërcënuese, të përdoruara ndaj gjyqtarit të ndeshjes. Madje, tekniku i Vojvodinës jo vetëm që nuk pranoi të linte stolin, por në të njëjtën kohë detyroi futbollist­ët e tij që të braktisnin fushën e lojës dhe të zbrisnin në dhomat e zhveshjes. Pas diçkaje më shumë se 15 minuta, Vojvodina vendosi që të rikthehej në tapetin e gjelbër, si rrjedhojë e ndërhyrjes së presidenti­t të klubit, Vojislav Gajiç. Gjithsesi, kjo ndeshje rinisi, por për t'u ndërprerë përfundimi­sht në minutën e shtatë të pjesës së dytë. Arsyeja është se në anën tjetër, jashtë kangjellav­e të kompleksit ku zhvillohej miqësorja, papritur valëvitet një flamur shqiptar, i cili tërbon tifozët serbë që kishin udhëtuar për të ndjekur duelin me Breshan. Ultrasit e Vojvodinës e marrin këtë si një gjest provokues dhe menjëherë vrapojnë për të pushtuar fushën, madje shkuan në kërkim të personit me flamurin shqiptar në duar, por ndërhyrja e karabinier­isë dhe e skuadrës "DIGOS" bëri që përplasja të shmangej, ndonëse ndeshja, e cila deri në atë moment shihte Breshan në avantazh 2-1 (gola të Donarumës dhe Bisolit), nuk rinisi më. Madje, në fund të saj pati edhe pak tension me Mario Balotelin, i cili ishte ai që vuri veton që takimi të mos riniste më, pasi ai nuk pranonte të zbriste më në fushë pas mësymjes së serbëve. Ky vendim i sulmuesit italian nervozoi edhe më shumë jo vetëm tifozët, por edhe futbollist­ët e Vojvodinës.

 ??  ??
 ??  ?? Famuri shqiptar i valëvitur nga jashtë kompleksit që acaroi serbët
Famuri shqiptar i valëvitur nga jashtë kompleksit që acaroi serbët
 ??  ?? Koret fashiste të serbëve që nisën për të motivuar shokët që pushtuan fushën
Koret fashiste të serbëve që nisën për të motivuar shokët që pushtuan fushën
 ??  ?? Baloteli, duke lënë fushën e lojës, pas mësymjes
Baloteli, duke lënë fushën e lojës, pas mësymjes
 ??  ?? Tifozët që tentuan të kalonin kangjellat, për të kapur flamurin shqiptar
Tifozët që tentuan të kalonin kangjellat, për të kapur flamurin shqiptar
 ??  ?? Pasqyrimi i medias serbe
Pasqyrimi i medias serbe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania