Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu­n e shtang Struga, Flamurtari nuk di të fitojë

"Pres që në Shkodër të na vizitojnë emra të mirënjohur futbolli"

- ADMIR URUÇI

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, me sa duket kërkon që të vendosë ura të mira bashkëpuni­mi me ekipet e akademisë Vllaznia. Përballja me ekipin e 19-vjeçarëve tregoi më së miri se eksperienc­a pakditore e marrë në Katar duhet vënë menjëherë në veprim. Në fjalën e tij, tekniku kuqeblu është shprehur për punën që është bërë deri tani, për programin e javës anti-Partizani, por edhe për eksperienc­ën e para pak ditëve që ka kaluar në Katar.

Një ndeshje miqësore me ekipin e akademisë Vllaznia U-19, për çfarë i vlejti kjo ekipit të parë që drejtoni ju?

Ky takim na vlejti për të shikuar më mirë lojtarët që janë te Vllaznia U-19, për të bërë seleksioni­min e të rinjve për tek ekipi i parë. Ne jemi një familje. Do të vazhdojmë miqësoret me ekipin e Vllaznisë B, me U-19, në mënyrë që të shikojmë më nga afër edhe elementët e duhur që vlejnë për ekipin e parë. Është shumë e rëndësishm­e që ekipi i parë të ketë një bashkëpuni­m të mirë me të rinjtë dhe Vllazninë B. Është një mundësi e mirë për të gjithë lojtarët e akademisë dhe Vllaznisë B për të luajtur me ekipin e parë. Është një stërvitje e mirë, si për ne dhe për skuadrën tjetër. Sa herë që të kemi pauza të kampionati­t, ne do ta aplikojmë një gjë të tillë.

Cili do të jetë programi i përgatitje­ve për duelin me Partizanin?

Programi është që ne do të kemi një ditë pushim dhe të hënën do të nisë përgatitja për takimin me Partizanin. Ne duhet të fokusohemi fillimisht te ky takim i radhës, se pas kësaj për 7 ditë do të kemi edhe dy takime të tjera, me Flamurtari­n e Laçin. Tani do të fokusohemi vetëm te ndeshja me Partizanin, të përgatitem­i për atë takim.

Vini pas një vizite në Katar. Sa ju ka shërbyer juve personalis­ht, por edhe lidhjes së klubit me emra apo me klube të ndryshme të futbollit botëror?

Falënderoj shumë për ftesën presidenti­n e akademisë së klubit të Katarit, z.Tarik. Ishte një seminar me trajnerët më të mëdhenj të klubeve më të njohura të Europës, siç është Mançesteri, PSG-ja, Barcelona, Real Madrid e të tjerë ekipe, gjithashtu edhe drejtorët e akademive. Ishte një seminar për tranzicion­in e lojtarëve nga ekipet e moshave te skuadra e parë. Një lojtari që i përfundon mosha tek U-19-ta, duhet të përzgjidhe­t ose jo për ekipin e parë. Kishte shumë emra të tillë si Eto, Solari, Krespo, Jovanoviç e të tjerë në këtë seminar. Takova një nga trajnerët më me eksperienc­ë për mua, si Bora Milutinovi­ç dhe shumë emra të tjerë.

Mendoni se kjo do t'ju shërbejë juve dhe Vllaznisë?

Pa asnjë diskutim, kjo do të jetë në të mirën time dhe të Vllaznisë. Iu kam dhënë nga një ftesë të gjithë këtyre emrave të mirënjohur që të vijnë në Shkodër. Unë u kam folur për këtë klub.

 ??  ??
 ??  ?? Mirsad Jonuz, gjatë vizitës në Katar
Mirsad Jonuz, gjatë vizitës në Katar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania