Panorama Sport (Albania)

Provokon FSHF, bileta për herë të parë kur luajmë ndaj Kosovës

Vendim i çuditshëm për ndeshjen e Kombëtares U-21

-

Duhet të ishim një, por kjo është një histori e së shkuarës. Jemi dy dhe këtë fakt duhet ta pranojmë. Fati dhe goglat bënë që për herë të parë, Shqipëria dhe Kosova të luajnë një ndeshje zyrtare kundër tyre. Sfida e vlefshme për eliminator­et e Europianit U-21, do të zhvillohet në "ElbasanAre­na" ditën e martë, në orën 19:00. Por risia e vetme nuk është dueli mes dy shteteve shqiptare, por fakti që Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur bileta për këtë sfidë. Për herë të parë për një sfidë të Shpresave në vitet e fundit, federata bën këtë lëvizje surprizues­e. Arsyet janë të pakuptuesh­me, pse pikërisht kundër Kosovës janë vendosur biletat. Duhet të ishte një vëllazëror­e (edhe pse ndeshje zyrtare), një spektakël dhe show për tifozët e pranishëm në stadium. Por ky veprim duket se do ta ulë ndjeshëm numrin e tifozëve, që do të shkojnë në "Elbasan Arena" për të parë ndeshjen. Pavarësish­t se çmimi është simbolik, veprimi është krejtësish­t misterioz. Për më tepër, skuadra e Alban Bushit nuk ka pasur rezultate pozitive që ta justifikoj­ë prezencën e tifozëve në stadium. PËRGATITJE­T- Pas katër ndeshjesh të luajtura, Shpresat kanë vetëm 2 pikë dhe do të tentojnë të marrin rezultat pozitiv ndaj Kosovës. Këta të fundit kanë më shumë mundësi kualifikim­i dhe do

të vijnë patjetër për 3 pikët. Kuqezinjtë janë duke u stërvitur maksimalis­ht në Durrës dhe ditën e djeshme, pas stërvitjes kanë përfituar për të bërë terapi në detin Adriatik. Ndërkohë, skuadrës dje i është bashkuar edhe portieri Gentjan Selmani, i cili ishte i grumbullua­r me Kombëtaren A.

 ??  ?? Lojtarët e U-21 duke bërë dje terapi në det
Lojtarët e U-21 duke bërë dje terapi në det

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania