Panorama Sport (Albania)

Mema: Ndeshja fitohet në fushë, s’më pëlqyen ngjarjet në Vlorë

Trajneri i Tiranës: Mund të kemi një sulm Dunga-Ngo

-

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, pranoi dje se nuk do të preferonte që sfida Flamurtari-Tirana të vendosej në tavolinë. Në një intervistë pas ndeshjes, ai pranoi se do të provojë artilerinë e rëndë, Dunga-Ngo, si dhe beson se ndaj Laçit do të fitojë skuadra bardheblu.

Mister, një miqësore ku fituat. Cili ishte konkluzion­i i kësaj ndeshjeje të luajtur me Turbinën?

Ishte një takim për të parë si gjendjen e lojtarëve dhe lëvizjet brenda grupit e të pozicionev­e. Ndeshjet miqësore për këtë shërbejnë. Ne duam të shohim se ku mund të bëjmë lëvizje. Pamë edhe gjendjen e lojtarëve të dëmtuar, ata që duhet të jenë gati për lojë apo rastin e Erandos, i cili ka kohë që nuk aktivizohe­t, duhet parë nëse është gati për të qenë titullar, pasi ka kohë që nuk është pjesë e titullarëv­e. Gjithsesi, duke parë dhe duke bërë, sepse neve na duhen të gjithë lojtarët, pasi kampionati është i gjatë.

Një tjetër eksperimen­t NgoDunga. Mos doni ta vini në fushën e lojës këtë dyshe që këtë javë me Laçin?

Nuk ishte eksperimen­t. Ishte një vendosje 4-2-4, por në dinamikë, 4-2-3-1, le ta themi kështu. Dunga më duhet, sepse ka ndeshje që mund ta zgjidhësh me topa të gjatë. Janë të dy sulmues shtatlartë dhe mund t’ia dalin të shënojnë me kokë. Pashë edhe

mënyrën se si vepruan të dy. Mundet që në vazhdim të kemi edhe një vendosje kështu në të ardhmen, por kjo do të varet nga situatat e lojës.

Kapiteni i skuadrës, Erando Karabeci, është gati për të qenë titullar në fushë, pas shumë kohe?

Gradualish­t po vjen. Sot (dje) e

kam pëlqyer Erandon, më kujtoi sezonin e shkuar, kur ishte pjesë e rëndësishm­e e ekipit. Megjithatë, do ta shikojmë gradualish­t. Gjërat vijnë natyrshëm.

Nga e hëna nisni përgatitje­t për sfidën me Laçin. Takim shumë i bezdisshëm, ku vjet e keni pësuar jo pak?

Në momentin që kam ardhur unë te Tirana, ne kemi fituar pjesën dërmuese të takimeve kundër Laçit. Është ekip shumë i fortë dhe i ekuilibrua­r. Duhet ta përgatisim shumë mirë takimin që të kthejmë entuziazmi­n në skuadër. Çdo ndeshje të çon në vendin e parë, pasi jemi shumë pranë njëritjetr­it. Deri në minutën e 92-të në Vlorë ishim në vend të parë.

Do të luani një ndeshje pa tifozë kundër Laçit?

Ligji hyri në fuqi dhe do të rregullojë çdo gjë. Ndoshta është ndeshja e fundit që Tirana ka probleme të tilla me tifozët. Çdo njeri do të ndërgjegjë­sohet që të mos hyjë në fushën e lojës. Tifozët e Tiranës janë pjesa më e rëndësishm­e dhe aset i klubit, por ne edhe dëmtohemi nga veprime të tilla.

Klubi nuk ka në plan që ta paguajë gjobën?

Nuk e di, sepse me drejtuesit pas situatave të fundit personale nuk kam folur për këtë çështje. Në ditët në vazhdim do të ketë ndonjë vendim përfundimt­ar.

E kishit menduar që do të kërkonit tri pikët në tavolinë me Flamurtari­n? Asnjëherë nuk kam gjykuar që një ekip të marrë pikët në tavolinë. Nuk më ka pëlqyer fare, pjesa se si shkuan ngjarjet dhe pavarësish­t nëse ishte shënuar apo jo në protokoll, nuk dua që ta fitoj një ndeshje në tavolinë apo letër. Ndeshja fitohet në fushë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania