Panorama Sport (Albania)

Ngo-Dunga, Tirana rigjen sulmuesit

Vathi realizon supergol, Mema eksperimen­ton me shtatlartë­t në repartin e avancuar

- OLSI AVDIAJ

Tirana mund Turbinën në miqësore falë artile risë së rëndë, DungaNgo, që shënojnë tre gola. Në miqësoren e djeshme që ishte sa për të mbajtur muskujt në tonus, Mema si fillim hodhi në fushën jo skuadrën më të mirë. Të njëjtën gjë bëri edhe Ergi Lubani i Turbinës. Ama rasti i parë do të shënohej në minutën e 11-të me anë të Romulos. Skuadrat provojnë nga larg. Pesë minuta më vonë nga larg Doka provon fatin, por nuk ka shënjestër në portë. Në minutën e 18-të, Hasani godet nga brenda zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë të Kukës. Në mes të pjesës së parë Karabeci ekzekuton një goditje dënimi nga e djathta e sulmit. Topi kalon ngjitur me traun e portës. Ka vend edhe për një gol të anuluar në minutën e 28të. Shënon Dunga, por afrikani kapet në pozicion jashtë loje. Më parë kishte goditur me kokë Hasani e Kuka priti pa problem. Miqtë nga Cërriku kërkojnë surprizën me Sallakun që nga 20 metra kërkon të shënojë, por pret pa problem Bakaj. Në minutën e 30-të, vjen përmbysja e ndeshjes. Turhani ndal, duke e penguar Kalenë brenda në zonë. Penallti për Tiranën. Ekzekuton Dunga dhe 1-0. Qetësohen bardheblut­ë që ishin në ankth nga rezultati. Katër minuta më vonë Ismajlgeci kroson nga e majta, Dunga me kokë shpërdoron

para Kukës. Provon edhe Doka, por goli nuk është në krahun e Tiranës. Miqtë i afrohen shumë golit katër minuta para fundit të pjesës së parë. Vathi ekzekuton një goditje dënimi në krahun e portierit. Vetëm traversa e ndal golin e Turbinës. Aksioni

vazhdon, Çikani pason për Dungën në zonë, ky i fundit godet menjëherë, por është portieri që bllokon golin e dytë të afrikanit. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë

PJESA E DYTË – Mema aktivizon titullarët që qëndronin në stol dhe vjen menjëherë reagimi.

Ngo del përballë portierit Kuka, godet, por jashtë. Loja luhet më shumë në zonën e miqve, ndërsa Ngo e ka sfidë personale me golin. Anglezi në minutën e 70-të i shpëton mbulimit të Jaupit, godet fluturimth­i dhe 2-0. Pesë minuta më vonë Karabeci tenton nga 20 metra,

grushton portieri mik, duke e çuar topin mbi traun e portës. Në minutën e 79-të, Vangjeli jep një top në qendër për Beshirajn që nuk ia del, më pas është Ngoja që e ka lojë fëmijësh ta çojë topin në rrjetë. Vangjeli pason saktë për Halilin i cili del para porte, godet, por është portieri

Laroshi që bllokon sferën. Ndeshja mbyllet me një supergol në minutën e 92-të. Vathi futet majtas dhe në këndin zero nga fundorja godet me të majtën dhe shënon një gol të bukur. Me duartrokit­jet e të pranishmëv­e mbyllet 3-1 miqësorja mes Tiranës dhe Turbinës.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania