Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, Dushkaj dhe Marantas sqarojnë debatin në miqësore

Trajneri: Kritikat vlejnë kur lojtarët dalin nga detyrat

- Tomor Shehu

Ndeshja e kontrollit me 19vjeçarët e trajnerit Arbër Bistrit kishte për mision vëzhgimin e kondicioni­t fizik të lojtarëve të Luftëtarit një javë para ndeshjes decizive ndaj Bylisit kryesues. Jurgen Dushkaj është një nga lojtarët e Luftëtarit, që në këtë test përkohësis­ht iu desh të linte fushën e lojës për arsye taktike, i kushtëzuar edhe nga dëmtimi në kaviljen e këmbës së djathtë. Për "Panorama Sport", 24-vjeçari me origjinë nga Shkodra, sqaroi gjithçka që kishte të bënte me vendimin e trajnerit Marantas për të lënë përkohësis­ht lojën dhe për t'u kthyer në protagonis­t. "Kam lënë fushën e lojës përkohësis­ht për moszbatim të detyrës së dhënë nga

trajneri, gjithnjë në planin taktik, asgjë më shumë. Ndaj, nuk bëhet fjalë për plotësim të tekave apo dëshirave të individit, por thjesht për disiplinë taktike në fushë, gjë të cilën trajneri e kërkon si në stërvitje, ndeshje kontrolli, miqësore dhe takim zyrtar. Koha që dola nga fusha më mjaftoi për të mbajtur në akull kaviljen e djathtë,

nën mbikëqyrje­n e doktorit të ekipit. Vendimi i trajnerit dhe koha për të kaluar dëmtimin më dhanë të drejtë. Më bënë mirë dhe ia dola të shënoja dy gola. Asgjë tjetër s'mund të them më shumë", u shpreh Dushkaj. Në të njëjtën linjë me lojtarin është dhe trajneri Jorgos Marantas, i cili për "Panorama Sport" lidhur me çështjen "Dushkaj", tha: "Unë jam trajner profesioni­st dhe nga lojtarët kërkoj zbatim të detyrave në fushë. Kur një lojtar del nga detyrat taktike, kjo s'do të thotë se nuk vlen, përkundraz­i, kritikat apo vërejtjet i bëjnë mirë. Dushkaj është lojtar profesioni­st, për vet eksperienc­ën që ka mbi supe. E la fushën e lojës përkohësis­ht, mori ndihmën e stafit mjekësor dhe u rikthye në fushë si titullar. Për ju ('Panorama Sport') dhe gjithë mediat jam shprehur se çdo ndeshje kërkoj ta fitoj, miqësore apo zyrtare. Ky është mentalitet­i im dhe këtë do t'ua kërkoj lojtarëve të Luftëtarit, për aq kohë sa do të jem trajner i kësaj skuadre", përfundoi Marantas.

 ??  ?? Dushkaj në dyluftim me Shtubinën
Dushkaj në dyluftim me Shtubinën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania