Panorama Sport (Albania)

Goleadë në miqësore, Ethemi gëzon Kukësin

Lezhjanët befasojnë me gol që në start, më pas vjen përmbysja

- PRENG GJIKOLA

Tetë gola dhe spek takël në miqësoren e djeshme të Kukësit ndaj Besëlidhje­s, e luajtur në kompleksin "Football Republic" në Petrelë. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro ka arritur të fitojë me shifrat 5-3, në një takim ku fillimisht ishin lezhjanët që befasuan. Testi u vlejti të dy trajnerëve për të parë gjendjen e lojtarëve që kanë marrë pak minuta në kampionat, por edhe të rinjve që kanë qenë më tepër në stol. Lajm i mirë për Kukësin është rikthimi në formën optimal i mesfushori­t Valon Ethemi, i cili e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe do të jetë gati për trajnerin Duro në ndeshjen e radhës për kampionat ndaj Skënderbeu­t. Ethemi, i cili dje mbante edhe shiritin e kapitenit për shkak të mungesës së Besar Musollit, arriti të shënonte dy gola. Kukësi luajti me shumë mungesa, teksa Duro e nisi me Avdylin në portë, Maliqin, Teqjan, Lulajn dhe Kotobellin në mbrojtje, Limajn, Kamaranë dhe Ethemin në mesfushë, si dhe Kitanovski­n, Abazajn dhe Shkurtajn në fazën ofensive. Që në start ishin lojtarët e Besëlidhje­s që shënuan, teksa pa kaluar një minutë lojë, arritën të gjenin avantazhin me anë të mesfushori­t serb, Gjorgjeviç. Ky i fundit kapi të papërgatit­ur portierin Avdyli, por reagimi i Kukësit ishte i menjëhersh­ëm. Nuk kaluan shumë minuta dhe Ethemi riktheu baraspeshë­n pas një sulmi të shpejtë nga krahu i djathtë. Besëlidhja nuk

reziston shumë, pasi është sërish Ethemi që shënon edhe golin e dytë, këtë herë me një goditje nga brenda zonës. Janë minuta të mira për Kukësin, që deri në mbyllje të pjesës së parë arrin të shënojë edhe dy gola të tjerë. Protagonis­të bëhen maqedonasi Kitanovski dhe guineasi

Kamara. Ky i fundit është afirmuar si lojtar pikërisht te Besëlidhja dhe tashmë luan te Kukësi si i huazuar. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 4-1.

PJESA E DYTË

Në fillimin e 45-minutave të dyta, trajneri Duro u jep hapësirë lojtarëve të rinj si

Basha, Selimi, Rasha, Mateli dhe Çema. Ndërsa edhe trajneri i Besëlidhje­s, Elvis Plori, aktivizoi Rexhepin, Përgjonin, Berishën, Rustemajn, Soumah, Kolecin, Balajn, Milotin dhe Ricën. Gjorgjeviç ngushton diferencën e golave në 4-2 pas goditjes nga pika e bardhë

e penalltisë, që u fitua nga Hajdari. Besëlidhja është më e qartë në lojë dhe mundohet të rrezikojë sërish, por në momentin më të mirë të saj, Kukësi shënon golin e pestë me anë të 18-vjeçarit Klajdi Rasha. Gjithsesi, nuk mbyllet me kaq, pasi 10 minuta afër fundit

është Arsen Hajdari, që vulos shifrat 5-3 me një goditje të bukur me të djathtën në hyrje të zonës. Gjithçka mbyllet me këto shifra, një miqësore që vlejti për të dyja skuadrat, të cilat kanë edhe një javë kohë për të përgatitur ndeshjet e radhës në kampionat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania