Panorama Sport (Albania)

Laçi mposht Korabin, shënon braziliani Stenio

- A.Dushku

Laçi dhe Korabi zhvilluan dje një ndeshje miqësore në kompleksin "Internacio­nal" në Pezë-Helmes, teksa kurbinasit arritën të triumfonin me shifrat 2-0. Skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova shënoi nga një gol në ekstremin e pjesëve. Në minutën e 39-të ishte një devijim i mbrojtësit të Korabit, Doçi, që shkaktoi autogol dhe u dha avantazhin kurbinasve. Ndërsa afër fundit të lojës, sulmuesi brazilian, Stenio Dutra, dyfishoi shifrat pas një goditjeje në hyrje të zonës. Ka qenë një ndeshje që ka vlejtur shumë për trajnerët Sulejman Starova dhe Dorian Bubeqi. Bardhezinj­të nuk kishin të gatshëm në këtë takim kapitenin Eglentin Gjoni, i cili pas dëmtimit të rëndë ka mbyllur vitin dhe nuk do të jetë në dispozicio­n deri në muajin janar. Nga ana tjetër, nuk ishin të gatshëm as mesfushori Julian Shehu dhe sulmuesi Redon Xhixha, të cilët janë të grumbullua­r me Kombëtaren U-21. Starova provoi në vend të Gjonit në qendër të mbrojtjes David Domgjonin, i cili formoi dyshen me serbin Ignjatoviç. Një vend në formacion kishte marrë edhe mesfushori i ardhur nga Greqia, Damian Gjini, por gjithashtu sulmuesi i krahut, Elvi Berisha. Korabi e nisi me formacioni­n më të mirë dhe rezistoi deri afër fundit të pjesës së parë. Kurbinasit patën epër

si territoria­le, por pak raste të pastra për shënim. Nga ana tjetër, dibranët përdorën më tepër kundërsulm­et, duke qenë të rrezikshëm me sulmuesin Skuka. Në pjesën e dytë trajnerët bënë disa zëvendësim­e, duke iu dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve të stolit. Kur mendohej se gjithçka u mbyll 1-0, ishte Stenio që vulosi fitoren e Laçit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania