Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, "poker" në testin ndaj të rinjve

- Admir Uruçi

Vllaznia ka fituar dje në miqësoren përballë ekipit të rinjve të akademisë së klubit. Nisma e trajnerit Jonuz për të mbajtur ekipin në tonus përmes ndeshjeve, por edhe për të shikuar më nga afër lojtarët që janë pjesë e të rinjve të akademisë, ka bërë të mundur dje që Vllaznia të zhvillojë këtë miqësore. Një takim që ka pasur disnivel midis dy skuadrave. Ekipi i parë i Vllaznisë ka qenë në të dyja pjesët e këtij testi më lart në të gjitha drejtimet, pavarësish­t se tekniku Jonuz në pjesën e parë të takimit ka aktivizuar në fushë lojtarët që kanë luajtur më pak në këtë sezon. Takimi ka nisur me gol për ekipin e parë. Në minutën e 3-të është Ristevski, që brenda zonës së portierit të të rinjve shënon pas një harkimi nga e majta. Pasi e ndali mirë topin brenda zonës, godet fort e saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Pas këtij goli nuk mungojnë rastet për të besuarit e trajnerit Mirsad Jonuz. Në minutën e 17të, një veprim i bukur i sulmit shkodran dhe mesfushori Bardulla futet bukur brenda zonës, gjuan dhe me plot zgjuarsi shënon golin e dytë për ekipin e tij. Vllaznia ka edhe mundësi të tjera për shënim përmes lojtarëve të saj si Pusi, Zogaj e Lekaj, por pa arritur te goli. Në pjesën e dytë, tekniku Jonuz ka hedhur në fushë edhe disa nga titullarët për të mos i lënë edhe ata pa disa minuta lojë në këtë takim. Në këtë pjesë Vllaznia arrin që të shënojë sërish, ku më parë me anë të Uenerson që vepron bukur brenda zonës, godet saktë dhe përcjell topin në rrjetë, pikërisht në minutën e 69-të të takimit. Më pas është edhe maqedonasi Gligorov që gjen golin e tij të parë me Vllazninë, pavarësish­t se në një përballje miqësore. Vllaznia dominon edhe këtë pjesë, pavarësish­t se nuk ka arritur që të shënojë më shumë se katër gola në portën e 19-vjeçarëve. Për teknikët, ky takim vlejti më shumë për t'u shërbyer përgatitje­ve të ekipit të parë të Vllaznisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania