Panorama Sport (Albania)

Flamurtari nuk di të fitojë, Egnatia e ndal në Vlorë

- Ermal Sika

Flamurtari nuk di të fitojë as në miqësore. Pa gola ka përfunduar ndeshja e djeshme mes Flamurtari­t dhe Egnatias së Rrogozhinë­s. Testi miqësor është zhvilluar në ambientet e fushës sportive në Pyllin e Sodës. Që nga minuta e parë, trajneri i vlonjatëve ka aktivizuar në portë Moçkën, në mbrojtje grekun Sarris, Gocajn dhe Pjeshkën, në mesfushë Deliajn, K.Nebihin, Vrapin dhe Vatnikajn, ndërsa në sulm treshen Hoxhaj-Ribaj-Nika. Po ashtu, edhe trajneri Ndriçim Kashami i Egnatias e ka menduar si një sfidë të rëndësishm­e përballjen me Flamurtari­n, duke aktivizuar lojtarët më të mirë që ka në dispozicio­n. Në portë Varfri, në mbrojtje Markos, Troka, Doksani, Bejko, në mesfushë Bilali, Duka dhe Qilimi. Edhe kundërshta­ri ka luajtur me tre sulmues: Gjokën, Lakostën dhe Lajthinë. Ka qenë një ndeshje, e cila ka nisur e qetë nga të dyja skuadrat. Si Flamurtari, ashtu edhe Egnatia i kanë kushtuar më shumë rëndësi lojës në mesfushë dhe pasimit të topit sesa sulmit. Hoxhaj provon që të bëjë diçka duke dribluar bukur mbrojtjen mike, por Varfri nuk fal. Është Lakosta dhe Lajthia që në vijim do të vendosnin në vështirësi portën e Moçkës. Herë Flamurtari i rrezikshëm dhe herë Egnatia, por gjithsesi rastet e pjesës së parë do të ishin me pikatore. Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllej pa gola.

Në pjesën e dytë janë vlonjatët që e nisin me një ndryshim në portë, ku Moçka ia lë vendin Shalës. Ndryshime të shumta do të pasonin më pas te të dyja skuadrat, ku trajneri Sadedini provon thuajse të gjithë lojtarët e stolit në këtë fraksion loje. Por kjo pjesë për të dyja skuadrat do të merrte një rrjedhë krejt tjetër dhe loja do të

kishte më frymëmarrj­e, si pasojë e ndryshimev­e. Egnatia bëhet më e rrezikshme me Gustavon, Hasimmetaj­n dhe Berishën. 55 minuta lojë dhe Vrapi vendos në rrezik portën e miqve, teksa nga një goditje këndi dërgon një top që përshkon të gjithë pasqyrën e portës, por në fund përfundon jashtë. Bajraktare­viç dhe Kreshpa kanë nga një

rast, por pa rezultat. Pesë minuta nga përfundimi i ndeshjes, Gustavo ka një mundësi shumë të mirë për të kaluar në avantazh ekipin nga Rrogozhina, por topi kalon mbi tra. Deri në fund, rezultati nuk do të ndryshonte. Flamurtari nuk fiton dot as përballë një ekipi inferior, duke marrë leksion prej tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania