Panorama Sport (Albania)

Abazaj: Katër pikë janë pak, ja pse po vuajmë

- A keni ndeshur në ndonjë Romeo Xinxifi

Në Pogradec janë të zhgënjyer me nisjen e këtij sezoni. Vetëm 4 pikë të marra në 4 javë janë shumë pak për një ekip që pretendon ngjitjen. I këtij mendimi është edhe vetë trajneri Ardian Abazaj, e megjithatë ai beson se kthesa e madhe nuk do të vonojë. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” ai jep zbulon shkaqet e kësaj ecurie.

Vetëm 4 pikë në 4 javë, janë pak për ju?

Natyrisht që janë shumë pak. Ekipi ka cilësi dhe potencial për t’u shfrytëzua­r. Ne kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, lojë të bukur sulmuese, por njëkohësis­ht edhe kemi shpërdorua­r. Kësaj duhet t’i mëshojmë fort. Nuk duhen përsëritur më gabimet që kemi vënë re në takimet e mëparshme.

Çfarë i mungon ekipit për të qenë atje ku edhe ju keni pritshmëri­të?

Së pari, ekipi shfaq në momente të caktuara probleme në anën fizike. Unë nuk kam pasur kohën e duhur për të kryer një fazë të plotë përgatitor­e. Por, edhe pse në këto kushte, futbollist­ët e mi kanë ngulmuar shumë për të marrë rezultate pozitive, kanë treguar dëshirë për lojë. Jam i detyruar të them se fati nuk ka qenë në anën tonë. Gjithsesi, jemi besimplotë dhe do të ecim përpara.

problemati­kë?

E para ka qenë koha që kam pasur në dispozicio­n. Ndërkohë, dy futbollist­ë cilësorë për shkak dëmtimi na mungojnë. Disa të tjerë janë rikthyer , por u duhet dhënë kohë. Ne nuk kemi luksin të jemi me një organikë të fryrë, kështu që çdo mungesë është e

ndjeshme.

Kur do të vijë kthesa e madhe?

Po e them me bindje të plotë, ndryshimi do të vijë që në ndeshjen e radhës. Kjo periudhë ndërprerje­je e kampionati­t na ka shërbyer mjaft dhe natyrisht që ne do të përfitojmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania