Panorama Sport (Albania)

Bylisi, një eurogol shmang humbjen ndaj Apolonisë

Gjata shënon i pari, Mëllugja barazon shifrat

- ALDO BUZI

Bylisi “ngec” me Apoloninë. Miqësor ja e luajtur dje në “Hasan Zyla” të Rrogozhinë­s u mbyll në barazim. Të parët që gjetën avantazhin ishin fierakët me Mario Gjatën, e megjithatë mendoi Donald Mëllugja që të sillte baraspeshë­n për ballshiotë­t. Loja nisi e mirë për të dyja palët, që kërkonin të përshtates­hin me terrenin e më pas të krijonin raste. Mallakastr­iotët dhanë shkëndijat e para në portën e Çakos, me Mishel, Ntepe e Mëllugjën, por që nuk ia dolën. Me kalimin e minutave edhe Apolonia sheh drejt portës kundërshta­re dhe në të 17-ën i befason. Një top i larguar jo siç duhet me këmbë prej Hidit shfrytëzoh­et nga Gjata, që me të djathtën gjen rrjetën. Ka festë në stolin e bardhejesh­ilëve, ndërsa Dovedan u tërheq vëmendjen të tijve. Pësimi i golit vë në lëvizje Bylisin, që organizohe­t për të gjetur barazimin. Fillimisht hapësirat ishin të pakta. Mbrojtja me në krye Nakon dhe forma e mirë e Çakos e ndihmoi Apoloninë që ta mbyllte në avantazh pjesën e parë. E dyta nisi me ndryshime në të dyja formacione­t. Të dy trajnerët aktivizojn­ë gjatë minutave të gjithë ata që kishin në dispozicio­n. Ndryshimet taktike të trajnerit serbo-boshnjak dhanë shpejt rezultat. Kur po shënohej minuta e 49-të, Mëllugja sheh të pavendosur mirë mbrojtjen e Apolonisë dhe lëshon një “silurë” nga qendra e mesfushës, e cila përfundon drejt e në kuadrat. Goli mërzit

Mërgjyshin, që nxjerr në nxemje shumë lojtarë, përfshi edhe Branicën, që kur u fut në lojë u mundua të ishte aktiv, por me mbulimin e Bicajt hasi vështirësi. Edhe ballshiotë­t bëjnë ndryshime, por që nuk sjellin asgjë përveç rasteve të humbura. Për t’u veçuar është

një rast i Kumanit në të 83-ën, që për pak shtangu të pranishmit me atë goditje nga rreth 20 metra, por ndërhyja e Mirakës është shpëtimtar­e. Ballshiotë­t kundërpërg­jigjen me Ntepenë, Goxhajn e Bicajn, por pa shënjestër dhe, për pasojë, gjithçka mbyllet në barazim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania