Panorama Sport (Albania)

Precedenti, kur Bogdanov dogji flamurin në Xhenova

Beogradi e liroi në vitin 2012, zbriti në fushë edhe gjatë përplasjev­e Serbi-Shqipëri, pas dronit të "Ballist" Morinës

- JETON STAMOLLA

Nuk është hera e parë që flamuri shqiptar tërbon serbët, ku pa dyshim më e freskët është ngjarja e mbrëmjes së 14 tetorit 2014, në Beograd, ku eliminator­ja mes Kombëtares së Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre pas dronit të lëshuar mbi stadium nga ana e "Ballist" Morinës. Ky episod ndezi një betejë të vërtetë në fushë, me futbollist­ët kuqezinj që jo vetëm morën në mbrojtje flamurin e Shqipërisë së madhe, por për atë u përleshën me lojtarët serbë dhe me shumë tifozë të tjerë që mësynë fushën, ku një prej tyre që shkeli fushën ishte një njohje e vjetër. Po flasim për Ivan Bogdanov, ushtarakun e shndërruar në kapoultras­in e përfaqësue­ses serbe, por në të njëjtën kohë edhe të Cervena Zvezdës. Për sa i përket atij që të gjithë e njihnin si "Ivani i Tmerrshëm", është ende sot i gjallë kujtimi i mbrëmjes së 12 tetorit 2010, kur i ulur mbi xhamin mbrojtës të tribunës pas porte, ai vendosi të djegë flamurin shqiptar, gjest që u përshëndet edhe nga futbollist­ët serbë, që në atë periudhë kishin si kapiten ish-interistin Dejan Stankoviç. Pa dyshim që kaosi shpërtheu menjëherë në stadiumin "Marassi" të Xhenovas dhe forcat e policisë morën masat duke rrethuar pjesën ku ishin vendosur serbët e ardhur, të cilët nuk u mjaftuan vetëm me djegien e disa flamujve kuqezinj dhe koreve kundër nesh, por në të njëjtën kohë vendosën që të sulmojnë edhe policinë. Por pikërisht këtu, Ivan Bogdanov dhe shumë të tjerë gabuan, pasi ndërhyrja e karabinier­isë dhe forcave speciale solli shumë arrestime. Nëse Bogdanov fillimisht arriti që t'i shpëtojë arrestimit, ai u kap pak kilometra larg stadiumit xhenovez, i fshehur në bagazhet e një autobusi dhe u nxor në gjyq. Pas ekstradimi­t në Serbi, gjykatat e Beogradit thuajse e falën, duke e nxjerrë nga burgu në vitin 2012 dhe ende sot vazhdon vandalizma­t në stadiume.

 ??  ?? Bogdanov duke djegur flamurin shqiptar në Xhenova, në vitin 2010
Bogdanov duke djegur flamurin shqiptar në Xhenova, në vitin 2010
 ??  ?? Bogdanov në fushë gjatë trazirave Serbi-Shqipëri
Bogdanov në fushë gjatë trazirave Serbi-Shqipëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania