Panorama Sport (Albania)

"Axurrët", kurrë më parë me këtë ritëm

-

* Me 20 gola të shënuar në 7 ndeshjet e para të eliminator­eve për në "Euro 2020", Italia vendos një rekord absolut në historinë e saj. * Tetë fitore radhazi numëron përfaqësue­sja e Roberto Mançinit (një miqësore dhe 7 eliminator­e). E vetmja herë që ka bërë më mirë është seria prej 9 suksesesh radhazi në vitin 1930, nën drejtimin e Vitorio Pocos.

* Italia e ka mbajtur portën e paprekur gjatë një ndeshjeje në "Olimpico"-n e Romës, për herë të parë, që prej tetorit të vitit 2006, në duelin kundër Ukrainës. * Gjashtë golat e fundit të shënuar nga Italia kanë mbërritur që të gjithë në pjesën e dytë.

* Italia i ka dërguar saktësisht në rrjetë të pesta penalltitë që ka marrë në favor gjatë epokës "Roberto Mançini".

* Zhorzhinjo është golashënue­si më i mirë i Italisë së Mançinit, me tre gola të realizuar (që të tre nga pika e penalltisë).

* Zhorzhinjo ka shënuar 3 herë nga pika e penalltisë me bluzën "axurre", ndërkohë që vetëm 4 lojtarë numërojnë më shumë në histori: Roberto Baxho 7, Alesandro Del Piero 6, Daniele De Rosi 5 dhe Paolo Rosi 4. * Një vit kishte Federiko Bernardesk­i që nuk realizonte një gol me bluzën e Italisë, konkretish­t që prej 10 tetorit 2018, në miqësoren përballë Ukrainës.

* Të tre golat që Bernardesk­i numëron në karrierën e tij me kombëtaren, kanë ardhur që të tre nga jashtë zone.

* Leonardo Bonuçi ka parakaluar Alesandro Del Pieron, pas ndeshjes së djeshme. Me 92 prezencat e tij, mbrojtësi juventin ngjitet në vendin e dhjetë të renditjes së përgjithsh­me për numër prezencash.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania