Panorama Sport (Albania)

Mançini: Jemi gati për shumë net magjike...

"Kjo skuadër më bind, nuk ndihemi inferiorë ndaj kujtdo"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

"Këta lojtarë u treguan fantas tikë, nga ndeshja e parë e deri në këtë me Greqinë, por mbi të gjitha dua të falënderoj publikun e 'Olimpico'-s, i cili iu përgjigj siç duhet apelit tim. Gjithsesi, siç e parapriva, kjo fitore u dedikohet të gjithë fëmijëve të spitalit 'Bambin Gesu', sepse janë ata që duhet të luftojnë dhe shumë shpejt të fitojnë betejën e tyre më të madhe me jetën". Me këto fjalë emocionues­e dhe prekëse, Roberto Mançini nis konferencë­n për shtyp, pasi Italia e tij arriti që të kualifikoh­ej 3 ndeshje përpara fundit, një rekord historik për "axurrët". "Unë në ndjekje të rekordit të Pocos me 9 fitore radhazi? Këta janë numra. Nëse Poco është një rekordmen, ajo lidhet me faktin se ai ka fituar dy Botërorë. Unë dua që këtë aventurë të bukur ta vazhdojmë në këtë drejtim dhe të fitoj Europianin e parë. E dimë që verën e ardhshme do të gjejmë përballë skuadra shumë të forta, të cilat do të presin të na mundin, por unë besoj verbërisht te ky grup. Nuk na mungon asgjë: kemi freski, teknikë, dëshirë dhe shumë uri për të bërë mirë. Prandaj, nëse gjatë kësaj periudhe që na ndan nga Europiani arrijmë që të shtojmë edhe pak eksperienc­ë, jo duke u nxituar siç bëmë në pjesën e parë ndaj Greqisë, jam i bindur se nuk jemi inferiorë kundrejt askujt. Sa merita kam unë? Kam atë që u bëra këtyre lojtarëve të besojnë në cilësitë e tyre, sepse talent kemi shumë. Dhe nëse i vëmë këto karakteris­tika në shërbim të njëri-tjetrit, mund të bëjmë gjëra shumë të mëdha në vazhdim. Do të mund të shijojmë shumë net magjike. Tani duhet thjesht ta shijojmë, sepse e meritojmë të gjithë këtë kualifikim. Bufon dhe De Rosi në kombëtare? Pse jo, janë të fundit që kanë mbajtur fanellën pas Botërorit 2006. E kam menduar si ide dhe do ta bisedojmë edhe me Xhixhin dhe Danielen", përfundoi Mançini. Marko Verrati është busulla e kombëtares së kaltër dhe është normale që ai të festojë njësoj si shokët e tjerë: "Kjo është një kënaqësi që nuk përshkruhe­t. Është e tillë, sepse dy vite më parë kishim prekur fundin dhe brenda nesh ekzistonte frika se nuk do të ringrihesh­im. Por ia dolëm, për të mirën tonë, për tifozët dhe mbi të gjitha për krenarinë e kësaj fanelle. Nuk duhet të ketë më Botëror pa Italinë si në 2018-ën, por nuk do ta lejonim kurrë që të kishte edhe një Europian. Prandaj, të gjithë meritojmë të festojmë këtë arritje dhe tashmë të vazhdojmë ta përmirësoj­më lojën tonë, për të qenë gati për verën tjetër", tha mesfushori i PSG-së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania