Panorama Sport (Albania)

Holanda pa Depajin në Bjellorusi, Kuman: Për ne nuk ka justifikim­e

Trajneri i "tulipanëve" kërkon patjetër fitoren në transfertë

-

Trajneri i Holandës, Ronald Kuman, shpreson që lojtarët e tij të kenë mësuar nga ndeshja e vështirë kundër Irlandës së Veriut dhe të bëjnë një paraqitje më pozitive kundër Bjellorusi­së. Ai thotë se këta të fundit janë një skuadër që mund të kopjojnë Irlandën, prandaj duhet më shumë vëmendje për të marrë fitoren. "Bjellorusi­a do të tentojë të kopjojë Irlandën e Veriut sepse futbolli në këtë mënyrë funksionon. Ne duhet të kemi një zgjidhje më të mirë dhe të luajmë më shpejt. Por duhet të jemi edhe të duruar, sepse kualiteti është në anën tonë. Ne kundër Irlandës nuk bëmë futbollin tonë, sepse nuk krijuam shumë raste. Duhet të qarkullojm­ë më shumë topin, me ndihmën e De Jongut. Mungon Depaj- Holanda duhet të marrë një fitore në Bjellorusi pa sulmuesin Memfis Depaj, i cili ndihmoi kombëtaren për të mundur Irlandën e Veriut, por ka probleme në gju dhe nuk është rikuperuar në kohë. "Është një mungesë e madhe për ne. Ai po kalonte një moment shumë të mirë dhe po na ndihmonte. Nga ana tjetër, kemi sulmues të tjerë shumë të mirë dhe ata do të japin kontributi­n e tyre. Nuk e kam vendosur ende zëvendësue­sin e tij. Ne kemi 5-6 sulmues në kombëtare", shtoi më tej trajneri i "tulipanëve". Holanda dhe Bjellorusi­a nuk u stërvitën në stadium, për shkak të gjendjes së rënduar të fushës dhe Kuman e ngriti si shqetësim. "Më vjen shumë keq që terreni i fushës është në këtë mënyrë, sepse do të prishë bukurinë e ndeshjes. Por për ne nuk duhet të shërbejë si justifikim. Kemi ardhur këtu për të fituar dhe duhet të marrim 3 pikët për të vazhduar rrugëtimin drejt kualifikim­it në Europian. Bjellorusi-Holandë do të luhet sot në orën 18:00, në stadiumin "Dinamo" dhe do të arbitrohet nga greku Anastasios Sidiropulo­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania