Panorama Sport (Albania)

Tiago: Bajerni një shtëpi e madhe, NASA më mësoi të luaj pa gravitet

-

Tiago Alkantara është një lojtar i Bajernit që prej gjashtë sezonesh. Spanjolli erdhi me bujë të madhe nga Barcelona, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të mirë në Gjermani. Për revistën bavareze "51", Tiago foli për kohën e tij në Mynih dhe objektivat që ka me klubin më të titulluar në Bundesligë.

Kur ishit në Amerikë në turneun veror u përzgjodhë­t nga klubi për të vizituar NASA-n, pse ndodhi kjo? Duhet të pyesni drejtuesit (qesh). Te Bajerni, të gjithë lojtarët duhet të ndihen liderë, kjo është filozofia ime. Nëse të gjithë e bëjnë punën mirë, atëherë suksesi është i garantuar.

Sa e vështirë është të drejtosh skuadrën e Bajernit nga mesfusha?

Që në fëmijëri e kam pasur shumë të lehtë të manovroja me topin, por ndonjëherë rëndesa e tokës bën të vetën dhe është shumë e vështirë ta kontrollos­h veten. Për këtë mësuam gjëra të reja kur vizituam NASA-n.

Sa sekonda ju duhen për të vendosur se ku do ta luani topin?

Mendoj që gjithçka ndodh në të qindtat e sekondës. Para se të vijë topi te ty, duhet ta kesh menduar se ku do ta dërgosh. Nëse jo, mund ta mbash atë edhe për disa sekonda për të fituar kohë. Por kjo do ta ulte shumë ritmin e lojës dhe aksioni do të ishte më pak i rrezikshëm.

Sa aksione nisni mesatarish­t në një ndeshje?

Si fillim ndërton një zonë tënden dhe më pas nis të luash aty. Këto lëvizje praktikohe­n gjatë javës në stërvitje dhe më pas zbatohen në fushën e lojës. Normalisht, një lëvizje përsëritet 5 apo 6 herë gjatë një ndeshjeje, por ka edhe raste kur të duhet të mendosh diçka tjetër, pasi loja kuptohet nga kundërshta­ri. Çfarë do të thotë për ju një lojë e bukur?

Një, që mund ta shijosh. Kur shoh një ndeshje, fokusohem te një lojtar i vetëm dhe studioj se si ai merr vendime në situata të ndryshme. Si do ta zgjidhë ai këtë situatë, kjo mënyrë e lojës më tërheq.

E keni shijuar ndonjëherë futbollin si një tifoz?

Jo, kurrë. Unë jam një lojtar profesioni­st, e dua futbollin, por kurrë nuk e përjetoj atë si një tifoz.

Cila nga skuadrat ka luajtur futbollin më të bukur në këto 20 vitet e fundit?

Për mua, Barcelona e Pep Guardiolës. Ishte një skuadër e çmendur. Me ta futbolli të shijon shumë, madje edhe mua, që nuk e shoh ndeshjen si tifoz.

Futbolli për ju është luftë, apo art?

Luaj gjithmonë për të fituar, por kërkoj ta bëj këtë duke luajtur një futboll të bukur. Është një garë që fitohet nga skuadra që vrapon më shumë, luan më mirë dhe sigurisht, ndonjëherë nga fati.

Si i përballoni kritikat?

Kam gjashtë sezone që luaj këtu me Bajernin, kam fituar gjithmonë kampionati­n dhe tri herë Kupën e Gjermanisë. Gjithashtu, kam shkuar katër herë në gjysmëfina­len e Champions-it. I respektoj të gjitha kritikat drejt meje dhe ato që shkruhen për ne. Nuk bëj asgjë më shumë, thjesht përgjigjem në fushën e lojës. Guardiola ka thënë dikur se Tiago nuk njeh frikë.

Kam luajtur me disa nga lojtarët më të mirë në botë. Kam mësuar shumë prej tyre dhe një nga gjërat që më ka mbetur në mendje ka qenë fakti që ata nuk kishin asnjëherë frikë në këmbët e tyre. Ndaj edhe loja e tyre ka qenë një nga më të bukurat që ka parë bota e futbollit. Tani jeni 28 vjeç, a ndieni përgjegjës­i në ndeshjet decizive?

Kam shumë vite në këtë skuadër dhe kam kaluar shumë me këtë fanellë. Në fushë ndihem një lojtar i rëndësishë­m për skuadrën. Ndonjëherë jam një shok i mirë për lojtarët dhe ndonjëherë një mësues i mirë. Kjo situatë më pëlqen shumë.

A ndiheni pjesë e këtij Bajerni?

Po, ndihem pjesë e kësaj skuadre dhe klubi të madh. Gjithmonë kam qenë i mendimit se Bajerni është një shtëpi e madhe, ku të gjithë luajnë nën një çati.

Kush është fjala e preferuar për ju në gjermanish­t? Gol, kjo është një fjalë e mirë dhe më pëlqen shumë (qesh). Çfarë objektivas­h keni për këtë sezon?

Janë gjithmonë të njëjtat. Në këtë botë janë vetëm 5 ose 6 skuadra, që mund të thonë para startit të sezonit se: duam të fitojmë gjithçka. Bajerni është njëra prej këtyre skuadrave.

Çfarë do të bëjë Tiago pasi të lërë futbollin?

Nuk e di, është ende herët për ta menduar. Edhe pse në futboll nuk i dihet kurrë. Shëndeti luan një rol të rëndësishë­m në profesioni­n tonë. Kam dëshirë të luaj edhe për disa sezone në nivele të larta dhe të fitoj shumë trofe. Më pas, së bashku me familjen time do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Do të kaloj më shumë kohë të lirë me ta, duke udhëtuar në shumë vende të botës. Një punë si trajner nuk do të ishte keq (qesh), edhe pse më parë duhet të marr diplomat e nevojshme në UEFA.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania