Panorama Sport (Albania)

Nojer: Do doja të isha gjithmonë në formacion

-

Manuel Nojer ka pranuar në konferencë­n për shtyp se kërkon të jetë gjithmonë në formacioni­n e parë. Kapiteni i Bajernit dhe kombëtares gjermane ka hasur rezistencë­n e fortë të Ter Shtegenit, i cili i ka shpallur luftë për vendin e parë në portë. "Kam një marrëdhëni­e të mirë me Andren. Ndaj Argjentinë­s ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Te Gjermania nuk ka asnjë çështje portierësh dhe nuk do të ketë. Kush do të jetë më i zoti, do të luajë. Andre do të jetë në formacion, ashtu si dhe unë apo Leno. Ndaj Argjentinë­s nuk më pëlqeu fakti që ndenja në stol", tha Nojer. EUROPIANI DHE E ARDHMJA

Nojer shprehu keqardhje për lojtarët e dëmtuar dhe shpreson që ata të rikthehen në kohë për të qenë pjesë e Gjermanisë në Europian. "Është për të ardhur keq që po vuajmë nga kaq shumë dëmtime. Disa prej lojtarëve mund të humbasin edhe Europianin, kjo do të ishte shumë e rëndë për ta. Por në krahun tjetër po shoh që po rritet një brez shumë i talentuar. Ndaj Argjentinë­s pamë një Kimish në versionin lider dhe Gnabrin të shënojë dhe të japë asiste pafund. Kjo më ngroh dhe më jep shpresë se në të ardhmen Gjermania do të jetë në duar të sigurta". ESTONIA

Kapiteni i "pancerave" foli gjithashtu për ndeshjen e radhës me Estoninë, një ndeshje që sipas tij duhet të fitohet me patjetër. "Nuk duhet mendojmë për ndeshjen e parë, ashtu si tha edhe trajneri, çdo sfidë bëhet e vështirë nëse nuk e merr seriozisht. Nëse fitojmë, rruga në Europian do të bëhet më e lehtë për ne dhe ndaj duhet të tregohemi të matur në fushën e lojës. Ata do të na e bëjnë të vështirë për të shënuar, pasi do të mbrohen me forca të shumta. Por ne i kemi të gjitha kualitetet për të depërtuar në zonën e tyre", përfundoi Nojer.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania