Panorama Sport (Albania)

Mallkimi i Pragës, Anglia 111 vite pa fituar

Tremb edhe kapiteni Kejn, vetëm 9 gola me aksion gjatë 2019-ës

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

do kombëtare ka Korenë e saj. Për atë angleze ajo është pak më pak në lindje. Sipas "The Sun", ishullorët nuk festojnë në Pragë prej 111 vitesh. Fitorja e fundit e "tre luanëve" në Republikën Çeke ka ardhur kur ky vend as nuk ekzistonte me këtë emërtim. Praga ishte një nga qytetet e bukura boheme të Perandoris­ë Austro-Hungareze atëherë. Dhjetë vite më vonë, emri i shtetit mikpritës do të ndryshonte. Lartmadhër­ia e saj, Mbretëresh­a e Britanisë, nuk ka festuar ndaj Republikës Çeke që kur Franc Ferdinandi ishte gjallë, me pak fjalë kur ishte ende Perandoria Austro-Hungareze. Dhe 111 vite më vonë, Praga mbetet një fortesë e papushtuar nga anglezët. Pavarësish­t nga emrat, kur flet topi, ajo që ka rëndësi është rezultati. Në 1908-ën, Anglia fitoi 4-0 ndaj kombëtares çeke në 13 qershor. Ajo ndeshje nuk përfundoi mirë për një tjetër anglez: arbitri Ljuis u sulmua nga tifozët vendës, për shkak se ai akordoi një penallti në favor të Anglisë. Humbja e së premtes 2-1 në Pragë, ishte ndeshja e parë mes dy kombëtarev­e që kur vendi njihet zyrtarisht si Republika Çeke. Humbja e tretë në transfertë e anglezëve në Pragë u shtohet edhe dy humbjeve të tjera dhe asaj fitoreje në vitin 1908. Me pak fjalë, kryeqyteti

i Çekisë nuk është fatsjellës për anglezët. Të premten Herri Kejn nuk mjaftoi, por nesër nuk i dihet.

Por edhe kapiteni i ishullorëv­e shqetëson jo pak me formën e tij. Sulmuesi i Totenhemit ka shënuar vetëm 9 gola këtë vit me aksion (16 më pak sesa sulmuesi i Liverpulit Sadio Mane) dhe ka një saktësi përpara porte, e cila është nën mesataren e sulmuesve kryesorë të Premier Ligës. Gjatë vitit 2019, Kejn ka shënuar 14 gola në të gjitha kompeticio­net për Totenhemin. Nëntë gola i ka shënuar me aksion, ndërsa pesë të tjerët me penallti. Kjo do të thotë se 35% e golave të tij këtë vit kanë ardhur nga pika e bardhë. Në 2017-ën ai shënonte 46 gola, duke përjashtua­r penalltitë në të gjitha kompeticio­net për Totenhemin. Ndërsa kjo shifër zbriti në 29 në vitin 2018.

SHQETËSON KEJN

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania