Panorama Sport (Albania)

Saka nuk lejohet të hyjë në dhomë, e mban "peng" Xhaka

-

Saka dhe Pepe. Duket si një lojë fjalësh, por në fakt është dyshja e lojtarëve që po bën të flasin tifozët e Arsenalit. Talenti nga Bregu i Fildishtë, i ardhur në verë nga skuadra e Lilës për shifrën e 80 milionë eurove, është për momentin zhgënjimi i madh i "topçinjve". Në fillim dukej sikur do ta rrëmbente skenën, duke ofruar disa aksione spektakola­re në ndeshjet e para, por për momentin ka hyrë në listën e dështimeve. Dhe faji është pjesërisht edhe i Bukajo Sakas, sulmuesit anglez të datëlindje­s 2001, i cili po luan rregullish­t në formacioni­n e Emerisë dhe ka bërë disa paraqitje mbresëlënë­se si ajo në Ligën e Europës kundër Aintrahtit të Frankfurti­t, me një gol dhe dy asiste.

I NDALOHEN DHOMAT E ZHVESHJES

Sulmuesi i ri është titullar te "topçinjtë", por kur shkon në stërvitje, nuk mund të hyjë në dhomën e zhveshjes së bashku me shokët. Dhe kjo, për një motiv preciz: Këtë herë nuk ka të bëjë rregulli që parashikon që të rinjtë të mos ndërrohen me të rriturit, siç ndodhi në "Old Trafford" me 15-vjeçarin Tomas, në ndeshjen e Kupës mes Mançester Junajtid dhe Rokdejlit, por edhe sepse Saka në shtator mbushi 18 vjeç dhe probleme të tilla nuk ka më. E vërteta është se bëhet fjalë për një rregull të vendosur nga klubi, i cili nuk ka të bëjë fare me moshën, por me shkallën e pjekurisë së futbollist­it. FTESA

Tabloidi "Mirror" shpjegon në fakt se "topçinjtë" kanë një traditë (prej shumë kohësh), në të cilën të rinjtë e fidanishte­s nuk përfshihen direkt në dhomën e zhveshjes, edhe pse mund të bëhen menjëherë elementë të rëndësishë­m të skuadrës së parë. Një politikë e zbatuar për të ndihmuar djemtë që të qëndrojnë me këmbë në tokë për të shmangur euforinë. Për të hyrë në mënyrë të përhershme në dhomat e të rriturve, ka nevojë për ftesën e kapitenit, gjë që gjatë kohëve të fundit ka ardhur për Iuobin dhe Meitlend-Najlsin. Kapiteni i ri, Granit Xhaka, nuk ka trokitur ende në portën e dhomës së zhveshjes së të rinjve për t'i dhënë lejen Sakas. Por, nëse djaloshi do të vazhdojë të luajë kështu, kjo ditë nuk do të jetë e largët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania