Panorama Sport (Albania)

“CR7 Arena”, Kristiano në historinë e Sportingut

Gol pas 1000 ditësh: I lumtur që shënova në një vend special

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pas më shumë se 1 mijë ditësh (hera e fundit ndodhte në 22 nëntor 2016), Kristiano Ronaldo rikthehet të shënojë në “Jose Alvalade”, që shumë shpejt mund të bëhet stadiumi i cili do të mbajë emrin e tij: “CR7 Arena” apo “Kristiano Ronaldo Stadium”. Kampioni i Juventusit të premten shënoi me Portugalin­ë në fitoren 3-0 ndaj Luksemburg­ut në kualifikue­sen e “Euro 2020”. Janë 699 apo 701 gola, pak rëndësi ka. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” vazhdon të shënojë dhe t’u tregojë të gjithëve se talenti i tij është i pashtershë­m edhe në këtë moshë, si me fanellën bardhezi ashtu edhe me atë të kombëtares luzitane. Tri pikët e së premtes e dërguan Portugalin­ë në kuotën e 11 pikëve në Grupin B, pas Ukrainës që kryeson me 5 pikë avantazh. Kristiano e komentoi në profilin e tij në “Twitter” paraqitjen e shkëlqyer dhe tri pikët kundër luksemburg­asve: “Jam i lumtur që shënova në një stadium special për mua dhe që dhashë kontributi­n tim për një fitore që na lejon t’i afrohemi objektivit.” EMRI I STADIUMIT Kur Frederiko Varandas, mjeku historik i Sportingut të Lisbonës, bëri ngjitjen në presidencë­n e klubit ku hodhi hapat e parë Kristiano Ronaldo, “Juventus Stadium” festonte vetëm datëlindje­n e shtatë. Ishte 8 shtatori 2018. Në

harkun e një viti, numri 1 i klubit bardhejesh­il nisi të vlerësonte një ide aq ambicioze sa edhe intriguese. Të bashkonte përgjithnj­ë emrin e CR7-ës me atë të Sportingut, duke i vendosur stadiumit aktual “Jose Alvalade”, ku dy ditë më parë Kristiano u rikthye

protagonis­t me një gol, emrin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. “Është një hipotezë, të cilën nuk po e lëmë pas dore dhe për të cilën do të ishim shumë krenarë”, nënvizoi Varandas gjatë një interviste për “Tuttosport”. Një hipotezë që forcon zërat e dalë kohët e

fundit. Në Portugali kanë nisur të aludojnë alternativ­at e para. Nga “CR7 Arena” te “Kristiano Ronaldo Stadium”, edhe pse skenari më i mundshëm është gjetja e një rruge të ndërmjetme mes të shkuarës dhe të ardhmes: “Jose Alvalade CR7”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania