Panorama Sport (Albania)

Nga golat te klasifikim­i, efekt “Konte” tek Interi

Kurrë kaq pranë kreut nga 2011-ta, në avantazh për 334 minuta

- Përgatiti: LEDIO NASE

Vlerësimet e rritjes së “qeverisjes” së An tonio Kontes përfaqësoh­en në shifra. Treguesit janë të shumtë dhe kalojnë nga pikët në klasifikim te krahasimet mbi statistika­t në fushë. E shumta e treguesve konfirmojn­ë zërin e popullit dhe sondazhet mbi besimin e konsumator­ëve zikaltër: pavarësish­t humbjes me Juventusin, e regjistrua­r pak ditë larg asaj në Barcelonë, Interi po rritet. Shtatë javë përbëjnë një pjesë të mirë të kampionati­t, pavarësish­t se subjekt lëkundjesh jo të vogla. Shifrat nisin të tregojnë diçka nëse nisin të tregojnë për një skuadër që vetëm një herë gjatë dhjetëvjeç­arit të fundit ka regjistrua­r më shumë pikë (2 vite më parë me Spaletin) dhe kurrë nuk kishte qenë, në javën e shtatë, kaq pranë kreut. Krahasimet më interesant­e janë ato me sezonin e kaluar. Vlerësojnë efektin “Konte”, mund të qartësojnë nëse përtej kthesës psikologji­ke dhe të kohezionit në grup qëndron edhe shndërrimi efektiv në fushë.

GOL, GODITJE, DOMINIM - Treguesi me shenjën pozitive më të konsiderue­shme është ai i golave të shënuar, që ka kaluar nga 10 në 14 me një rritje prej thuajse 30 për qind: janë shtuar golat e mesfushorë­ve (nga 5 në 7), janë dyfishuar ata të sulmuesve (nga 3 në 6). Një vit më parë Ikardi realizoi vetëm një në shtatë javët e para, Perisiç ishte kryegolash­ënuesi me dy. Sot udhëheqin Lukaku dhe Sensi (me 3), por mbi të gjitha golat kanë përfaqësua­r thuajse gjithmonë marrjen e kontrollit të lojës. Interi ka kaluar në avantazh 334 minuta, kundrejt 185 të dymbëdhjet­ë muajve më parë: një statistikë e rëndësishm­e, edhe në perspektiv­ë. Vetëdija se ndeshjet mund të kontrolloh­en, e jo të nisen në disavantaz­h në disfavor të energjive fizike dhe psikologji­ke është një karakteris­tikë thelbësore për një skuadër të madhe. Ato 334’ janë një shprehje konkrete në shifra e ndryshimit të mentalitet­it që Konte ka ndjekur nga ditët e para, për të lënë prapa imazhin e “Interit të çmendur”. Rezultatet kanë ardhur me një numër thuajse të barabartë goditjesh (113112) dhe janë lejuar më pak se kundërshta­rët (nga 73 në 88), edhe pse konkluzion­et kanë qenë më pak të rëndësishm­e,

duke konsiderua­r faktin që Handanoviç, gjithmonë pozitiv, është thirrur në detyrë vetëm në rast “mrekullish”.

LOJË DHE RROTACION - Të dhëna të tjera, më pas, dëshmojnë një shndërrim, atë të filozofisë së lojës. Zotërimi i topit ka zbritur me 2,1 për qind, e dhëna që ndoshta më shumë se të gjitha pritej të kishte ndryshuar, meqenëse lëvizjet vertikale tashmë preferohen kundrejt pasimeve të shpeshta. Skuadra sot luan më e tërhequr me disa centimetra, aspekt që me siguri Konte do të ndërhyjë, pasi vera kishte nisur në shenjën e presingut të avancuar, për të rikuperuar topin në zonën kundërshta­re. Në rritje të dhënat e harkimeve (60 me 58), ndërsa janë ulur ato të vertikaliz­imeve (nga 176 në 164). Edhe kështu, megjithatë,

Interi i Kontes prek më shumë topa në zonën rivale se ai i Spaletit. Ish-trajneri kishte përdorur një lojtar më shumë në shtatë javët e para (20 me 19): me rrotacioni­n Konte është treguar i kujdesshëm, pasi katër nga 19 nuk arrijnë në kuotën 180 minuta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania