Panorama Sport (Albania)

Lautaro: Konte trajner total, kuron gjithmonë çdo detaj

Numri 10 zikaltër zbulon sekretet e formës

-

“Antonio Konte është shumë kërkues, një aspekt shumë i rëndësishë­m sepse rrit vazhdimish­t nivelin e të gjithë lojtarëve”. Është shprehur kështu Lautaro Martinez, i intervistu­ar nga grumbullim­i me kombëtaren bardhekalt­ër gjatë pauzës së përfaqësue­seve. Gjatë kohëve të fundit, pas një sezoni (atë të kaluarin) në hije, numri 10 zikaltër po nis të tregojë vlerat e tij të vërteta dhe ka shënuar dy gola (kundër Barcelonës dhe Juventusit) brenda pak ditëve: pavarësish­t se nuk siguruan fitoren, konfirmojn­ë rendimenti­n e lartë. Një formë e arritur edhe falë punës së vazhdueshm­e të trajnerit: “Zhvillon një punë totale, kuron çdo detaj: kalon nga aspekti fizik tek ai i dietës. Falë punës së tij po rritemi, përmirësoh­emi nga ndeshje në ndeshje. Konte është shumë i qartë në gjërat që kërkon”.

ROLI NË KOMBËTARE - Më pas, disa fjalë për thirrjen nga

“Seleçion”: “Jam gjithmonë i lumtur kur më kërkojnë, e konsideroj një privilegj. Dhe çdo herë nevojitet një punë e madhe. Është si një test ku duhet të konfirmohe­sh, – ka nënvizuar “Demi”. – Ka gjithmonë vend për përmirësim. E rëndësishm­e është

që të gjithë të qëndrojmë në të njëjtin hap dhe drejtim, për të mirën e fanellës. Roli si protagonis­t në Kupën e Amerikës? Fillimisht mendova se do të luaja më pak, të them të vërtetën. Por, gjeta shumë hapësira dhe normalisht për këtë fakt ndihem i gëzuar.

Tani kemi krijuar një grup të mirë dhe duhet të shfrytëzoj­më miqësoret e radhës për t’u përgatitur më së miri për ndeshjet zyrtare”.

GJUHA ITALIANE - Në fund, një batutë mbi mësimin e gjuhës italiane: “Kuptoj gjithçka, dialogoj qetësisht me shokët e skuadrës, e vërteta është që ndihem disi i nervozuar kur më duhet ta flas. E rëndësishm­e, në çdo rast, është që në fushë të kuptohemi. Italishtja është pak e ndërlikuar për t’u mësuar, por duke e mësuar mirë, kuptohet pa probleme”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania