Panorama Sport (Albania)

Pioli kthen Milanin në... resort

Drekë e detyruar dhe një tavolinë e vetme, ja risia e fundit brenda “Milanellos”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nuk janë vetëm lojtarët që for mojnë skuadrën, por edhe përgatitës­it, stafi i “Milanello”-s, madje edhe kuzhinierë­t. Është kjo një nga risitë e Milanit të Stefano Piolit. Trajneri nuk do të ndryshojë vetëm modul, por kërkon që të përmbysë edhe disi zakonet. Do të ketë punë për të gjithë, por përpara fushës ekipi do të stërvitet në mensë, ku objektivi është i dyfishtë: kujdes për grupin, por edhe për dietën.

PA VEÇIME – Raportet personale janë ndër parimet më të rëndësishm­e për Piolin. Lojtarët me njëri-tjetrin, me stafin, me ndihmësit apo me këdo tjetër që qarkullon në klub, duhet të kenë një marrëdhëni­e pune, por edhe respekti. Gjithçka shkon përtej fjalëve, sepse për të lehtësuar dialogun, pikë së pari trajneri i ri ka kërkuar një tavolinë të madhe, ku do të ulen të gjithë. Deri dje, në mensën e klubit lojtarët i konsumonin vaktet të ndarë në tavolina, ku mund të uleshin deri në tetë persona. Dikush preferonte bashkëmosh­atarët, dikush bashkëkomb­ësit, duke krijuar kështu pa dashje boshllëqe brenda grupit. Që sot, me urdhër të trajnerit, do të ketë vetëm një tavolinë, ku herë pas here do të ketë vend për familjet, partneret dhe fëmijët e futbollist­ëve, të cilët në këtë mënyrë do të mund të përforcojn­ë lidhjet me njëri-tjetrin.

DIETA DHE DËMTIMET - Përveç grupit, duke i mbledhur lojtarët në një tavolinë, do të jetë më e lehtë që të kontrolloh­et sasia e ushqimit që secili konsumon. Gjithçka që lojtarët do të hanë, do të varet nga peshimet e përjavshme, të cilat do të përcaktojn­ë nevojat ushqimore në bazë të lëngjeve të humbura. Ndryshe nga sa ndodh nëpër shumë klube, Pioli te Milani nuk do të privojë asnjë lojtar nga vaktet për hir të dietës. Makaronat dhe mishi do të jenë një konstante për secilin

futbollist në tryezë gjatë drekës, teksa vaktet e tjera mund të pësojnë ndryshime me lojtarët, që do të ftohen të konsumojnë më shumë fruta dhe perime, si elemente bazë për të parandalua­r edhe dëmtimet e natyrës muskulore.

STËRVITJET– Në planet

e Piolit është edhe përfshirja e stërvitjev­e “motivuese”. Nëse momenti ekipor do ta lejojë, lojtarët do të kenë të drejtë të sfidojnë njëri-tjetrin. Kush gabon, paguan, me sulmuesit që do të “dënohen” nëse shënojnë më pak se një shifër e paracaktua­r,

ose me portierët nëse pësojnë më shumë gola. Këto risi do të jenë kryesisht karakteris­tika të ditëve, në të cilat skuadra do të përballet me dy stërvitje, ndërsa dreka do të jetë një “obligim” përpara ose pas stërvitjes ditore, gjithnjë në varësi të orarit. Për stërvitjet

përpara mesdite, Pioli ka ndaluar mëngjeset e bollshme, por zakoni do të përvetësoh­et me kohën dhe në tryezën e ngrënies. Mirëkuptim­i i fituar duke ngrënë së bashku do të transferoh­et më pas në fushën e lojës. Të paktën, ky është qëllimi.

 ??  ?? Stefano Pioli, duke dhënë udhëzime pas përfundimi­t të miqësores së djeshme me ekipin e Milanit U-19
Stefano Pioli, duke dhënë udhëzime pas përfundimi­t të miqësores së djeshme me ekipin e Milanit U-19
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania