Panorama Sport (Albania)

Boban: Xhampaolo u shkarkua se gaboi, nëse dështoj, largohem edhe unë

Drejtuesi kroat i Milanit tregon të vërtetën për raportin me kolegun Maldini dhe ish-trajnerin

-

Pas ditëve të kaluara duke medituar për shkarkimin e më pas pasardhësi­n e Marko Xhampaolos, tashmë për Zvonimir Boban primare është puna e trajnerit të ri. Vështirësi­të në kampin kuqezi janë të prekshme dhe për drejtuesit e Milanit puna është voluminoze. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, kroati ka folur për “pendesën” e rikthimit te kuqezinjtë, shkarkimin e Xhampaolos, por edhe pritshmëri­të për trajnerin e ri, të cilit i ka besuar ekipin.

Ta nisim nga polemikat që shkaktoi deklarata juaj “Ç’m’u desh Milani?!”

U përgjigja ‘Ndonjëherë e pyes veten edhe unë’, por ishte thjesht një batutë. Po mundohemi të kthejmë Milanin e ditëve të bukura, por duhet kohë dhe shumë punë. Të gjithë duhet të përmirësoh­emi për t’ia arritur këtij qëllimi.

Me Xhampaolon ishte një ndarje për çështje të lidhura me sistemin e lojës?

Kur ndërton një sistem, pret që të funksionoj­ë. Nëse nuk funksionon, çfarë mund të bësh. E kam thënë disa herë që shkarkimi i Xhampaolos ishte një humbje për të gjithë, por sistemi nuk funksionoi. Me Markon u ndamë në mënyrë shumë normale, me elegancë do të thosha. Ai është një njeri me vlera, por futbolli kështu e ka. Si trajner është gjithashtu shumë i zoti, por vendosëm të ndryshonim për të mirën e skuadrës. Pamë produktin: fusha vendos dhe në fakt, ashtu ndodhi.

Nga ku do të rinisë rrugëtimi i këtij Milani?

Nga një trajner me përvojë, që do të bëjë vlerësimet e tij. Shumë lojtarë do të rriten nën mbikëqyrje­n e Piolit.

Ka zëra që donit t’i impononit formacioni­n Xhampaolos.

Dokrra. Ballafaqim­et, të pasurit mendime të ndryshme janë aspekte normale të një klubi. Megjithatë, si unë, ashtu edhe Maldini nuk ia kemi lejuar kurrë vetes dhe kurrë nuk do t’ia lejojmë që të bëjmë të tilla veprime. Në një shoqëri si Milani, respekti ndaj roleve është i shenjtë.

Thonë se jeni përplasur edhe me Maldinin për Xhampaolon...

Ju lutem tani, çfarë janë këto...

Po që pronarët do të investojnë në janar, a është e vërtetë?

Nuk kemi folur ende për këtë aspekt. Nuk është ky çasti i duhur, por kur të vendosim, vlerësimet do t’i bëjmë edhe me trajnerin për të parë çfarë mund të bëjmë e ku mund të ndërhyjmë.

Mendoni se ndaj jush ka pasur kritika më shumë sesa duhet?

Jo çdo ditë është e mirë, por futbolli kështu e ka e gjithkush ka të drejtën e fjalës. As unë e aq më pak Paolo, nuk u jemi shmangur kurrë përgjegjës­ive. E as nuk do të nisim t’u shmangemi sot. Ajo që mund të garantoj është se po mundohemi të bëjmë punën më të mirë të mundshme. Nëse nuk ia dalim mbanë, do të vijë dikush mbase më i aftë sesa ne.

Milani do të luajë ndaj Leçes të dielën e ardhshme. Çfarë prisni nga tifozët?

Ata kanë të drejtën e tyre për të protestuar, apo për të shprehur pakënaqësi­në e tyre. Mjafton ta bëjnë në mënyrë të qytetëruar. Fundja, tifozë të Milanit jemi edhe ne drejtuesit, ndaj do të mundohemi t’i bëjmë të lumtur mbështetës­it tanë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania