Panorama Sport (Albania)

Derbi për infarkt, Tirana mposht në frymën e fundit Farkën

- V.Mema/ A.Dushku

Java e tretë e Kampionati­t Kombëtar të Volejbolli­t për meshkuj dhuroi sfida emocionues­e dhe me shumë rivalitet. Takimi më spektakola­r i ditës së djeshme ishte derbi i kryeqyteti­t, i zhvilluar në “Farie Hoti”, që vendosi përballë Tiranën dhe Farkën. Një sfidë me përmbysje dhe ripërmbysj­e që u vendos vetëm në frymën e fundit në favor të Tiranës. Që do të kishim një përballje me shumë rivalitet, u kuptua që në fillim, ku lojtarët e rinj të Farkës e vendosën në vështirësi serioze Tiranën. Megjithatë, bardheblut­ë e Ilia Kojës e fitojnë setin e parë 25-22. Në setin e dytë Tirana luan më mirë dhe fiton pa shumë probleme 25-17, duke marrë epërsinë e dyfishtë të seteve. Por ekipi i talentuar i Farkës nuk e ka aspak ndërmend të dorëzohet dhe me një lojë spektakola­re arrit të marrë me meritë dy setet radhazi 21-25 dhe 25-23. Gjithçka do të vendoset në setin final. Edhe këtu ekipet luftojnë pikë për pikë, por vetëm në frymën e fundit, Tirana ia del të triumfojë 15-13 në një sfidë drithërues­e që zgjati 2 orë e gjysmë. Megjithatë, ekipi i Dritan Bardhit del me kokën lart dhe merr një pikë të merituar nga derbi. Pas dy humbjeve, Partizani merr fitoren e parë në kampionat. Kampionët e Shqipërisë përmbysin Vllazninë në “Asllan Rusi” me rezultatin 3-1. Miqtë e nisin mirë duke fituar setin e parë 21-25, por më pas të kuqtë e Ylli Tomorit reagojnë fuqishëm, duke kthyer gjithçka në favor. 25-23 fitojnë në setin e dytë dhe më pas shpërthejn­ë në dy setet e tjera 25-12 dhe 25-14, duke e fituar të gjithë ndeshjen 3-1. Erzeni vazhdon të mos lërë asnjë pikë rrugës dhe dje mori fitoren e radhës në kryeqytet, duke mundur Studentin në shifrat 1-3 (17-25, 12-25, 25-22, 1925). Një ndeshje e kontrollua­r nga skuadra e Sakos që vazhdon të kryesojë kampionati­n me 3 fitore në po kaq javë. Gjithashtu, fitoren e tretë e mori edhe Skënderbeu, që mposhti në transfertë Elbasanin me rezultatin e pastër 0-3 (20-25, 2025, 20-25). Të tria setet u luajtën nën diktatin e korçarëve që vazhdojnë të njohin vetëm triumfe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania