Panorama Sport (Albania)

Flamurtari përsëri pa frena, Partizani shkatërron Studentin

-

Kampionati Kombëtar i Basketboll të femrave uli dje siparin e ndeshjeve të javës së dytë. Pas fitores në javën e parë ndaj Tiranës, Partizani shkëlqen sërish duke regjistrua­r një tjetër sukses në kampionat. Këtë herë të kuqet thyen Studentin me rezultatin 57-82. Takimi i luajtur mesditën e djeshme në pallatin e sportit "Asllan Rusi" u kontrollua gjatë gjithë kohës nga Partizani, ndërsa Studenti u përpoq të rivalizont­e disi vetëm në pjesën e parë. Partizani i përforcuar me elementë cilësorë si Përmeti apo Zykaj dhe me lojtare të reja në moshë luan më rrjedhshëm dhe e ka më të lehtë të depërtojë në mbrojtjen studentore. Fraksioni i parë mbyllet 16-19 në favor të skuadrës që drejtohet nga trajnerja Koçi. Edhe 10-minutëshi i dytë luhet thuajse me të njëjtin ritëm, ku është sërish Partizani që triumfon 20-24 dhe skuadrat shkojnë në pushim në shifrat 3643 për të kuqet. Pas pushimit, Partizani futet edhe më i vendosur dhe e thellon më shumë avantazhin, ku rezultati pas tri periodave shënon 47-64. 10minutësh­i i fundit nuk sjell asnjë ndryshim, ku Partizani e fiton këtë fraksion 10-18 dhe të gjithë sfidën 57-82. Përmeti ishte lojtarja më e mirë e ndeshjes. Ajo shënoi plot 29 pikë kundër ishskuadrë­s së saj. Për Partizanin shkëlqyen gjithashtu edhe Lalaj me 22 pikë dhe Dishnica me 16. Ndërsa për Studentin spikatën Vata me 16 pikë, Jaçe me 13 dhe Llazar me 10.

APOLONIA - FLAMURTARI Flamurtari merr një tjetër fitore të thellë duke treguar supremacin­ë e tij edhe ndaj Apolonisë. Vajzat e Viron Toskës kanë fituar me rezultatin 29-127 në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit "Fla

murtari", por me Apoloninë të cilësuar vendëse. Ndeshje mjaft e bukur dhe e luftuar pavarësish­t rezultatit. Vlonjatet e filluan mirë duke sulmuar drejt koshit e duke realizuar të parat e më pas vazhduan me të njëjtin ritëm si ndaj Kamzës javën e shkuar. Perioda e parë u mbyll me rezultat 10-45, e

dyta shkoi në 14-75, e treta 18109, e krejt takimi përfundoi 29127. Ndeshja e dytë në të cilën Flamurtari i tejkalon 100 pikët në dy takime të luajtura. Mosha e re e lojtareve të skuadrës së Apolonisë bie sërish në sy, lojtare të cilat janë në kërkim të minutave lojës. A.Lleshaj/ E.Gabaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania