Panorama Sport (Albania)

4500 garues, sot starton gjysmëmara­tona e Tiranës

Presidenti i FSHA-së, Gjergj Ruli zbulon risinë: Vitin tjetër do të kemi maratonë 42 km

-

Mëngjesin e sotëm, në orën 9:00, do të startojë edicioni i katërt i Gjysmëmara­tonës Ndërkombët­are të Tiranës. Kryeqyteti do të zgjohet me entuziazëm e do të mirëpresë një event ku do të marrin pjesë 4500 vrapues nga të gjitha grup-moshat që vijnë nga vende të ndryshme të botës. Kjo veprimtari cilësohet si eventi më i madh sportiv dhe itinerari do të përshkojë pikat më tërheqëse të qytetit, ku gjithçka do të nisë nga sheshi "Skënderbej". Një ngjarje sportive që pritet të jetë një ditë feste për të gjithë. Gjergj Ruli, presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, në një prononcim për "Panorama Sport", do ta komentonte kështu këtë ngjarje: "Është një bashkëpuni­m i mrekullues­hëm me Bashkinë e Tiranës dhe me kryetarin Erion Veliaj. Ne i kemi besuar njëri-tjetrit për këtë sipërmarrj­e festive dhe sportive për organizimi­n e këtij eventi. Dua të ndaj me simpatizan­tët e atletikës, që ne si federatë e falënderoj­më stafin e Bashkisë Tiranë që pa përjashtim ka vënë dispozicio­n të këtij eventi të gjitha burimet njerëzore për të dhënë kontributi­n në realizimin e kësaj maratone. Shqipëria është në hartën botërore që edhe ajo organizon maratonë ndërkombët­are. Pjesëmarrj­a është një shifër rekord nga 5 kontinente­t". Ruli zbulon gjithashtu edhe një risi për vitin e ardhshëm: "Për vitin 2020 Tirana do të ketë të regjistrua­r maratonën e plotë 42 km, e cila do të regjistroh­et në Konventën Ndërkombët­are në Talin të Lituanisë më datë 25 tetor", përfundon kreu i atletikës shqiptare. Ndërsa dje u mbajt në kryeqytet maratona e shkollave 9-vjeçare. Një event që pa të garonin mijëra nxënës të cilët përshkuan një distancë simbolike prej 2 km, duke nisur në sheshin "Nënë Tereza", për të përfunduar në sheshin "Skënderbej". Një event që kishte kryesisht si qëllim nxitjen e të rinjve për t'u marrë me sport.

 ?? FOTO: F.Hazisllari ??
FOTO: F.Hazisllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania