Panorama Sport (Albania)

Holanda dhe Gjermania “shohin” Europianin

TrajneriFe­rnandoSant­os:Ukrainas’dotëkënaqe­tmebarazim­in

- Përgatiti: LEDIO NASE

Goli i shënuar nga Kristiano Ronaldo kundër Luksemburg­ut ditën e premte e dërgoi portugezin në kuotën 699 gola në karrierë. Një arritje fantastike, por ylli i Juventusit tani kërkon të ngjitet në rangun e futbollist­ëve që kanë arritur në 700. Me 27 realizime përpara rivalit të përjetshëm Lionel Mesi, CR7 mban aktualisht vendin e gjashtë në historinë e futbollit, ndërkohë që vetëm pesë lojtarë të tjerë ndodhen mbi 700: emra si Gerd Myler (735), Ferenc Pushkash (746), Pele (767), Romario (772) apo Bikan (805). Rekordin e radhës 33-vjeçari do ta kërkojë sot, në sfidën e radhës për eliminator­et e “Euro 2020”. Përballë do të ketë Ukrainën e Andrij Shevçenkos, që ndodhet me një hap brenda në kompeticio­n, në vendin e parë, pesë pikë larg Portugalis­ë.

SANTOS - Në mbrëmje, pra, Portugalia e Fernando Santosit udhëton në Ukrainë. Një “finale” e ka konsiderua­r trajneri i luzitanëve. “Megjithëse në të njëjtën mënyrë luajtëm edhe atë kundër Luksemburg­ut, mendoj se ndeshja do të luhet në standard të larta, i ka të gjithë treguesit. Kombëtarja ukrainase ka treguar të gjitha cilësitë gjatë daljeve të fundit: u pëlqen të mbajnë topin në kontroll dhe të sulmojnë të organizuar. Mendoj se Portugalia, megjithatë, me pak vështirësi, do të arrijë të fitojë”. A do të kërkojë kundërshta­ri vetëm barazimin (që i mjafton për t’u kualifikua­r). Santos e sheh ndryshe: “Nuk besoj se do të ndryshojnë mënyrën e të luajturit. Kanë një skuadër të mbushur me elementë cilësorë teknikë dhe taktikë e nuk do të modifikojn­ë asgjë brenda natës”. Për sa i

përket kalimit në fazën e ardhshme të turneut, ka shtuar: “Momentalis­ht asgjë nuk është e garantuar. Tri skuadra në grup po kërkojnë një biletë. Objektivi ynë është të kualifikoh­emi duke fituar. Lojtarët e mi nuk janë të trembur nga ndeshje të këtij niveli”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania