Panorama Sport (Albania)

Flamurtari “peshkon” tek Egnatia

Lojtarët e rrogozhina­sve kanë menaxher të njëjtë me Danilo Alvesh. Gati bisedimet

- ERMAL SIKA

Eqerem Memushi nis të mendojë për mer katon e janarit. Edhe pse nuk ka ende një zyrtarizim të vlonjatit në krye të pankinës së Flamurtari­t, Memushi nuk ngurron të japë mendimet e tij për t'i ardhur në ndihmë skuadrës dhe ditët e fundit po shfaqet mjaft aktiv përkrah drejtorit Edmond Liçaj, në mbështetje të Flamurtari­t. Ka mjaftuar ndeshja miqësore me Egnatian për të zbuluar edhe dy talente, e për të nisur ndoshta negociatat e 'peshkimit' për në merkaton e janarit. Eqerem Memushit, por edhe drejtorit Edmond Liçaj u kanë tërhequr vëmendjen dy brazilianë­t e Egnatias, Luan Henrique da Costa Bahiano dhe Gustavo Reinert. "Panorama Sport" ka arritur që të zbulojë bisedën që Memushi dhe Liçaj kanë bërë pas ndeshjes miqësore me ekipin e ardhur nga Rrogozhina. Ka qenë ish-trajneri i njohur

vlonjat që fillimisht ka 'ngacmuar' drejtorin e klubit për dy lojtarët. "Profesor, më ranë shumë në sy dy brazilianë­t e Egnatias, Da Kosta dhe Gustavo. Ishin goxha të mirë. Sikur të bëhet ndonjë gjë me ta, mirë do të ishte për në janar", është shprehur Memushi. Nuk ka ngurruar që drejtori Liçaj të japë mendimin e tij për dy lojtarët. "Po, po. Ishin të mirë", është shprehur ai. Mbetet për t'u parë se si do të rrjedhin ngjarjet, por të gjitha gjasat janë që dy brazilianë­t të jenë në listën e Flamurtari­t për merkaton e janarit, pasi në fund të këtij viti kalendarik ata dalin lojtarë të lirë për shkak se kanë firmosur me Egnatian vetëm për sezonin 2018-2019.

SIMPATIA

Pëlqimin për dy brazilianë­t e Egnatias, Luan Henrique da Costa Bahiano dhe Gustavo Reinert, nuk e kanë shprehur vetëm Memushi dhe Liçaj. Kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë në pankinë, por edhe njohës të mirë të futbollit. Një prej tyre edhe fotografi i Flamurtari­t, Shkëlqim Ramaj. Ky i fundit ka shfrytëzua­r momentin që Da Kosta dhe Gustavo kanë dalë nga fusha e lojës në pjesën e dytë dhe janë ulur në barin pranë vijave anësore të klubit. Rama i thërret lojtarët, ndërsa ka qenë Da Kosta që është ngritur dhe i është afruar pranë pankinës. "Cili është menaxheri yt?", e pyet zyrtari i klubit. Braziliani Da Kosta, duke ditur që më parë te Flamurtari ka qenë një tjetër bashkëkomb­ës i tij, Danilo Alvesh, i thotë: "Menaxheri im dhe i atij atje (drejtohet me gisht nga Gustavo) është ai që ka edhe Danilo Alvesh, që keni pasur në Vlorë". Në këto momente Rama i bën një foto Da Kostas.

KARRIERA

Luan Henrique da Costa Bahiano është 22 vjeç dhe ka lindur në Marilia të Brazilit më 3 gusht 1997. Ai është aktivizuar në Brazil te Marilia, Atl.Uberlandia dhe Ponte Preta dhe luan si sulmues i dytë. Ndërsa Gustavo Reinert është 21 vjeç, i lindur më 16 prill 1998, po në Brazil. Ai është aktivizuar në vendlindje me Coloradon. Më tej është transferua­r në Shqipëri tek Egnatia. Gustavo luan si sulmues qendre.

 ??  ?? Da Kosta Bahiano
Da Kosta Bahiano
 ??  ?? Gustavo Reinert
Gustavo Reinert

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania