Panorama Sport (Albania)

Sa shumë dilema para Europianit, Spanja përgatit skarcimet

-

Trajneri Moreno vendosi si objektiv kryesor kualifikim­in me pikë të plota në grup, por barazimi në Oslo ia bëri të pamundur. Del Boske i arriti të gjitha pikët për Botërorin e vitit 2010 dhe Europianin e vitit 2012 dhe fundi dihet, por kjo statistikë nuk e penalizon trajnerin që përgatit vendimet e fundit në prag të Europianit të vitit të ardhshëm.

GODITJET STANDARDE- Spanja nuk është shumë e qartë kur kundërshta­ri është i fortë me goditjet standarde, sidomos ato frontalet dhe anësoret. Edhe në goditjet e këndit e ka të vështirë, sepse të gjithë rivalët duan ta godasin pikërisht me këtë mënyrë. Këto gabime shpjegohen me faktin se skuadra nuk ka kohë për të punuar. Mjafton të shihni faktin që të shtunën në mbrëmje luajti me 11 lojtarë nga skuadra të ndryshme, diçka historike për Spanjën.

MBROJTËS I QENDRËS- Robert Moreno aktivizoi thuajse të njëjtët lojtarë kundër Norvegjisë, me të cilët fitoi në Rumani muajin e kaluar. Kishte tri ndryshime me Bernatin për Albën, Ojarzabali­n për Alkaserin dhe Albiolin titullar. Gjatë kësaj kohe janë bërë shumë prova me Naçon, Bartrën, Diego Jorenten, Injigo Martinezin dhe Mari Hermoson si qendërmbro­jtës. Ai që ka funksionua­r më mirë deri tani ka qenë Albiol. RENDIMENTI I BUSKETS- Valverde është duke e ulur shpesh në stol dhe mesfushori po vëzhgohet me detaje. Besimi i Robert Morenos është total për lojtarin e Barcelonës, por Rodrigo i Sitit po fiton terren dhe mund të jetë titullari i Spanjës në fazën finale të Europianit. Kjo dilemë nuk do të zhduket deri në miqësoret e marsit, kur trajneri të provojë formacioni­n. DUHET GOLASHËNUE­S- Në dy ndeshjet që Robert Moreno ka drejtuar si trajner i parë i Spanjës, golat janë shënuar nga Ramos, Saul dhe Alkaser. Ashtu siç trajneri po bën prova për të gjetur partnerin e Ramosit, duhet të gjejë edhe golashënue­sin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania