Panorama Sport (Albania)

Starton kampionati, Vllaznia e Apolonia të papërmbajt­shme

-

Kampionati Kombëtar i Futbollit për femra të shtunën dhe të dielën e kaluar zhvilloi ndeshjet e javës së parë, duke ngritur kështu siparin e sezonit të ri 20192020. Ashtu siç është traditë në këtë kampionat edhe debutimi i sivjetshëm solli një "lumë" me gola, ku sulmet triumfuan mbi mbrojtjet lehtësisht të depërtuesh­me. Plot 35 herë u shkundën rrjetat në 5 sfidat e luajtura, ndërsa kujtojmë që këtë sezon do të kemi një kampionat me 10 skuadra, pasi Pogradeci dhe Termi nuk janë më pjesë e tij. Të shtunën u luajtën katër sidat e para. Apolonia u tregua "e pamëshirsh­me" ndaj Dajtit. Fieraket e shpartallu­an portën kryeqyteta­se me plot 10 gola. Kesjana Goro ishte lojtarja e ndeshjes, pasi arriti ta gjente rrugën e rrjetës plot 8 herë. Ndërsa dy golat e tjerë erdhën nga Troka dhe Kostaj. Tirana luajti "tenis" me Bilishtin, teksa e "sistemoi" me rezultatin 6-0. Mica dhe Jova regjistrua­n nga një dopietë, ndërsa emrin në listën e golashënue­sve e vendosën gjithashtu edhe Tota e Koldashi. Kinostudio dhe Juban Danja u ndalën në një barazim spektakola­r 3-3. Xhebrahimi dhe Lamo dy herë shënuan për kryeqyteta­set, ndërsa golat për miket mbajnë firmën e Vishkullit (dopietë) dhe Cakës. Akademia AAS fitoi 0-4 në transfertë ndaj Maliqit, me gola të shënuar nga Shuto, Tukaj, Armoku dhe Papa. Të dielën Vllaznia shkatërroi Teutën në Durrës me rezultatin 9-0. Kampionet në fuqi të Shqipërisë pas paraqitjes fantastike në Champions, rikthehen të papërmbajt­shme në kampionat. Megi Doçi me 5 gola, Dauzat me 3 dhe Lufo, vulosën suksesin e vajzave kuqeblu. A.Dushku/B.Rama/R.Gjini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania