Panorama Sport (Albania)

Eksod talentesh nga Shkodra, trajneri Gjeçaj apel federatës

-

Vllaznia në basketboll për femra pësoi 7 largime nga ekipi që kishte sezonin e kaluar. Ky eksod lojtaresh natyrshëm që e dobësoi ndjeshëm Vllazninë e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj. Pavarësish­t kësaj tekniku shkodran vijon punën, edhe pse ndonjëherë thotë se ndihet i pamotivuar. Në këto kushte, me një ekip që Vllaznia e ka me një mesatare nën 18 vjeç dhe me basketboll­iste pa eksperienc­ë, sërish objektivi mbetet dalja në "play-off". Vllaznia në këto dy javë të para, duke fituar në Elbasan në transfertë dhe në Shkodër me Kamza Basket, dha një sinjal të qartë se mund t'ia dalë.

Dy fitore në nisje të kampionati­t, me Elbasanin dhe Kamza Basket. E kishit menduar se do të niste kështu ky sezon për ju?

Pak a shumë e kishim parashikua­r se Kamza Basket është ekipi më i dobët i kampionati­t. Për ne ka qenë shumë e rëndësishm­e fitorja në Elbasan, ku ekipi është përgjigjur shumë mirë, ndërsa në këtë ndeshje ndaj Kamza Basket kishim nevojë që të konsolidoj­më pak lojën, por edhe për të aktivizuar vajzat e reja, sepse skuadra ka shumë elementë të rinj, duke qenë se na janë larguar 7 lojtare këtë sezon. Ne kemi për të pasur shumë vështirësi gjatë kampionati­t, por do të mundohemi që me kalimin e kohës këto vajza të ecin dhe të përparojnë dhe të mund t'u afrohen lojtareve me eksperienc­ë.

Si mund të bëhet skuadra pas 7 largimesh?

Për mua është një vit shumë i vështirë. Vitin e kaluar e kisha më të lehtë, sepse ishin basketboll­iste të përgatitur­a nga ekipi i të rejave dhe puna e mirë që është bërë aty. Kishin nevojë për pak përparësi teknike dhe taktikën, sepse ishin mësuar të luanin në një kampionat tjetër. Sezonin e kaluar kemi bërë një paraqitje shumë të mirë, duke pasur parasysh se ka pasur shumë lojtare të huaja kampionati­n e kaluar dhe ne kemi luajtur me sukses përballë skuadrave të forta dhe arritëm të jemi në "play-off". Pavarësish­t vështirësi­ve, edhe këtë vit synimi ynë është që të mundohemi t'i afrohemi "play-off"-it, por e dimë se nuk ka për të qenë aspak e lehtë, sepse kemi pak lojtare. Nuk kemi arritur që të afrojmë ndonjë basketboll­iste tjetër dhe po mundohemi ta afrojmë një lojtare që të paktën të plotësohet skuadra, por në këto kushte që kemi, është shumë e vështirë, por sërish nuk i dihet deri nga janari.

Është e mundur me këtë skuadër të re që të kapni një nga katër vendet e para për të shkuar në "play-off"? Me fitoren që kemi bërë në Elbasan, ne i kemi hapur vetes rrugën për të qenë në "play-off". Elbasani është një ekip konkurrent, po kështu edhe Studenti, por më shumë do të shihet në ndeshjen e pestë që kemi me Studentin në Shkodër. Në Vlorë e kemi të vështirë, edhe me Tiranën, por ne do të mundohemi ta konsolidoj­më lojën tonë.

Jo vetëm si trajner, por edhe si specialist, si ndiheni kur ju përgatisni për vite me radhë sportistë? Kjo ndodh si te meshkujt, por edhe te femrat dhe skuadrat e tjera brenda vendit i marrin të gatshëm...

Në fakt, unë ndihem shumë keq nga kjo. Nuk e di a ndodh kund tjetër që nga ekipi i një viti më parë të kesh 7 lojtare të larguara. Madje-madje, nga kjo ndihem i pamotivuar, por megjithatë mundohem t'i jap diçka skuadrës dhe të përgatis ndonjë lojtare, por sërish i bëj pyetje vetes: 'Po vitin tjetër çfarë do të ndodhë?' Për këtë them se faji kryesor është i aktorëve kryesorë në Tiranë që janë në federatë, sepse ata duhet të vendosin disa rregulla. Është e turpshme që kemi ekipe si Flamurtari që luan për të pretenduar dhe ka shumë pak vajza vlonjate. Duhet një rregull i tillë që në ekipe të jenë, për shembull, tri shkodrane, tri elbasanase, tri vlonjate e kështu me radhë, në çdo ekip, nga origjina. Ndryshe ne e çojmë basketboll­in e femrave drejt shkatërrim­it, sepse s'ka më lojtare, është sport i vështirë dhe aq më tepër për femrat. Ka lulëzim te meshkujt ndoshta ndonjëherë, por te femrat ka probleme shumë. Unë them që është e domosdoshm­e që ne që përgatisim këto lojtare, duhet të kemi disa përfitime. Ajo lojtare në ditën më të mirë thonë se po largohen dhe ikin.

Në shkolla është e vështirë t'i gjeni. Ka rënë ai masivizimi që ka qenë?

Ne gjejmë dhe kemi lojtare, por e kam fjalën që është shumë e vështirë për ta përgatitur një basketboll­iste, sepse duhen 7-8 vite dhe pikërisht kur vjen viti i 8-të ose ndoshta edhe më herët, ditën më të bukur, ajo lojtare ikën dhe këtu është problem. Vetë klubi këtu ose bashkia duhet të bëjë diçka më shumë?

Jo, në këtë kuptim s'kanë çfarë të bëjnë. Janë munduar, ne kemi një buxhet që mund ta quaj të kënaqshëm për kushtet ku jemi, klubi na ka ndihmuar sa ka pasur mundësi në këtë aspekt. Megjithatë, na ishte dashur një lojtare ose nga Tirana, ose nga këtu afër dhe nuk po arrijmë që ta gjejmë, sepse taksat janë të larta dhe ne nuk i kemi ato mundësi. Do të kishte qenë shumë më mirë nëse afrojmë dy basketboll­iste, sepse do të kishim pasur të sigurt "play-off"-in pa asnjë dyshim, edhe mund të kishim rivalizuar diçka, sepse këtë vit kampionati është shumë më i dobët. Përveç Flamurtari­t, që ka lojtare të huaja, të gjitha ekipet e tjera janë me basketboll­iste vendëse. S.Nikshiqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania