Panorama Sport (Albania)

Ronaldo bën 700 gola, por feston Shevçenko

Ronaldo shkurton në 72' me penallti dhe feston golin jubilar

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mbrëmje e vështirë për Portugalin­ë në Ukrainë, por Kristiano Ronaldo është më i fortë se gjithçka. CR7 shënoi në minutën e 72-të me penallti golin që rihapi ndeshjen 2-1, i cili nuk do të ndryshonte deri në fund dhe portugezi arriti në kuotën e 700 golave në karrierë. 605 golave të sulmuesit me klubet i shtohen edhe 95 golat me fanellën e kombëtares, duke u konfirmuar si futbollist­i me më shumë gola të shënuar ende në aktivitet. Lionel Mesi, rivali i tij i përjetshëm, e ndjek në distancë me 672 gola në total. Më i vështirë duket sulmi për atë që mban kreun e këtij klasifikim­i, austriakun Jozef Bikan, karriera e të cilit zgjati nga 1931-1955, kur ai shënoi plot 885 gola. Pesë golat e shënuar me Sportingun e Lis

bonës, 118 për Mançester Junajtid, 450 me Realin e Madridit dhe 32 me Juventusin. Legjendar! POR PORTUGALIA

HUMBET - Por në Kiev feston Ukraina e Andrij Shevçenkos. Të zotët e shtëpisë fitojnë 2-1 dhe shkëputen, duke prerë zyrtarisht biletën për në finalet e Europianit të verës së ardhshme. Skuadra e ndërtuar nga legjenda e Dinamos së Kievit dhe Milanit shfaqi kompaktësi­në e saj dhe shënoi dy herë në pjesën e parë me Jaremçukun në minutën e gjashtë nga zhvillimet e një

goditjeje këndi dhe Jarmolenko­s në 27' (e gabuar vendosja e qendrës së mbrojtjes portugeze). Në pjesën e dytë vjen edhe reagimi i kampionëve të Europës, i cili konkretizo­het në minutën e 72-të me penallti nga sulmuesi i Juventusit, e vërshëllye­r dhe e shoqëruar me kartonin e kuq të Stepanenko­s. Rasti i barazimit 2-2 vjen në shtesë, por goditja e Danilo Pereirës ndalet në shtyllë. Me fitoren e Serbisë në Lituani, skuadra e Fernando Santosit duhet ende të presë për kualifikim­in në "Euro 2020". Luzitanët pësojnë humbjen e parë që prej eliminimit nga Botërori më shumë se një vit më parë. Ndërsa Sheva sheh krijesën e tij të korrë frytet e para. Ukraina ka humbur vetëm 1 nga 19 ndeshjet e fundit, duke pësuar vetëm 1 gol apo asnjë në 25 nga 29 ndeshjet e tyre të fundit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania