Panorama Sport (Albania)

Anglia luan “tenis” mes racizmit bullgar

Kosova e shtyn festën e kualifikim­it në Europian për "tre luanët"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ndodh gjithçka në Bullgari-Angli, por kronika e zezë mbizotëron ndaj asaj sportive. Jashtë "Vasil Levskit" humb jetën një tifoz anglez 32 vjeç. Brenda lajm përbën racizmi nga ana e tifozëve bullgarë ndaj futbollist­ëve me ngjyrë të "tre luanëve", Rahim Sterlingut në veçanti.

TRAGJEDIA - Po e nisim nga vdekja e tifozit. Sepse, për momentin, rrethanat nuk janë zbardhur ende. I riu u gjet në "Borisova Gradina" (një prej parqeve të qytetit) në gjendje gjysmë të vetëdijshm­e. Ai u transportu­a në spital, atje ku mësohet se është bërë i dhunshëm ndaj stafit mjekësor, edhe për shkak se dyshohet se ka konsumuar alkool dhe drogë. Ndërhynë forcat e rendit dhe ai vdiq. Hetimet do ta zbardhin të vërtetën.

RACIZËM - Në Sofje, Anglia kërkonte tri pikë të rëndësishm­e për të siguruar biletën e kualifikim­it që ia shtyu Çekia në prag të premten. Por një dorë duhet t'ua jepte edhe Mali i Zi, në rast se do të kishte penguar Kosovën që të fitonte në Prishtinë. Një gjë e tillë nuk ndodhi. Në Bullgari, miqtë fituan një ndeshje stërvitore pa probleme. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 04 falë golave të Rashfordit, Barklejt (dopietë) dhe Sterlingut. Pikërisht sulmuesi i Mançester Sitit ishte shënjestra kryesore e tifozëve vendës. Arbitri Babek e ndërpreu dy herë ndeshjen dhe

pas gjysmë ore, altoparlan­ti i stadiumit dha paralajmër­imin e parë sipas protokolli­t të UEFA-s në të tilla raste. Kapiteni bullgar Ivelin Popov shkoi për të folur me ultrasit, të cilët gjatë 45 minutave të para bënë më shumë se një herë përshëndet­jet

naziste, të veshur me bluza me moton e UEFA-s "Respect", të modifikuar në mënyrë të turpshme në "No Respect". Pas ndeshjes, Federata Angleze dënoi abuzimin: "Mund t'ju konfirmojm­ë se futbollist­ët e Anglisë u abuzuan me thirrje raciste gjatë ndeshjes kundër

Bullgarisë. Kjo është e papranuesh­me në çdo nivel loje dhe fokusi ynë urgjent do të jetë mbështetja e lojtarëve dhe stafit të përfshirë. Kjo nuk është hera e parë që lojtarët tanë bëhen shënjestër e abuzimit. Do t'i kërkojmë UEFA-s që ta hetojë çështjen me urgjencë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania