Panorama Sport (Albania)

Sançez tre muaj jashtë, e sakatoi juventini Kuadrado

Analizat në Itali, kiliani mund të operohet në kavilje

- Përgatiti: LEDIO NASE

Duke rishikuar në përsëritje di namikën e dëmtimit të Aleksis Sançez gjatë KiliKolumb­i, nuk duket të ketë përgjegjës­i të qarta të Huan Kadrados, i cili kreu faullin ndaj sulmuesit të Interit. E megjithatë, në orët pas dyluftimit, në rrjetet sociale kanë shpërthyer polemikat. Tifozët zikaltër i janë vënë kundër juventinit, duke e akuzuar se shkaktoi faullin me keqdashësi. Shiu i komenteve në "Instagram" dhe "Twitter" ka sjellë reagimin e bardhezinj­ve në mbrojtje të kolumbiani­t.

Stop i gjatë. Sançez u detyrua të largohej nga fusha përpara përfundimi­t të miqësores së zhvilluar në Spanjë. Kombëtarja kiliane kishte publikuar një azhurnim të kushteve të lojtarit me një diagnozë të parë: "Stafi mjekësor i përfaqësue­ses së Kilit komunikon se Aleksis Sançez ka pësuar një tërheqje të tendinit të kaviljes së majtë, ndaj në akord me stafin mjekësor të skuadrës së tij është liruar nga angazhimi me kombëtaren dhe do të rikthehet në Milano, ku do u nënshtrohe­t testeve të rezonancës magnetike për të nisur kurën më të mirë terapeutik­e". Nga analizat e para të kryera në Itali nuk përjashtoh­et mundësia e një ndërhyrjej­e kirurgjika­le, që do zgjaste kohët e riaftësimi­t. Lidhur me çështjen është shprehur edhe trajneri i Kilit, Reinaldo Rueda. Fjalë jo të lumtura për Antonio Konten: "Humbasim Aleksisin për ndeshjen e radhës dhe nëse do duhet të operohej me Interin, do qëndronte jashtë fushave për dy ose tre muaj. Më vjen keq, po kalonte një periudhë pozitive dhe së shpejti do angazhohej

me klubin. Duhet të presim orët e ardhshme për të mësuar vendimin që do marrë Interi". Tani sulmi mbetet në duart e Lukakut, Lautaros dhe Politanos, që do bëjnë "orët e shkurtra".

 ??  ?? Momenti kur Kuadrado dëmton Sançezin gjatë Kili-Kolumbi 0-0
Momenti kur Kuadrado dëmton Sançezin gjatë Kili-Kolumbi 0-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania